Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka kërkuar Gjykatës Themelore vendosjen e masës së paraburgimit për tre të pandehurit e rastit të koduar “Kufiri 2”, gjatë të cilit janë sekuestruar 136 kilogramë substancë e dyshuar si marihuanë.
Të dyshuarit, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Kosovës, dyshohet se kanë kryer veprat penale që lidhen me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
None found
Hetimet paraprake ngrenë dyshime se tre personat kishin përcaktuar më herët detyrat për transportimin e lëndës narkotike. Njëri prej tyre drejtonte një automjet “Audi A6”, ku ndodhej substanca, ndërsa dy të tjerët lëviznin me makina të tjera për të monitoruar dhe kontrolluar rrugën.
Gjatë përpjekjes së policisë për ta ndaluar, drejtuesi i “Audi A6” nuk iu bind urdhrit dhe u largua me shpejtësi. Ndjekja përfundoi me një aksident trafiku, ku mbetën të lënduar dy persona.
Automjeti doli jashtë kontrollit pranë lokalit “Milenium”. Pas ndërhyrjes së policisë, ai u ndalua dhe personi që e drejtonte u arrestua, ndërsa brenda makinës u gjet edhe substanca e dyshuar narkotike.
Për drejtuesin e automjetit është ngritur gjithashtu dyshimi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Arlind KurtiMbrojtësi dhe kapiteni i Laçit, Arlind Kurti, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në duelin ndaj Vllaznisë, të…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot ishte për vizitë pune në KRE Manastir dhe realizoi takim me udhëheqësit e KRE Manastir dhe…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar sot në Facebook ditëlindjen e Adem Jasharit, duke e quajtur Komandant Legjendar të…
Në pikën kufitare të Morinit, mes Kukësit dhe Kosovës, është mbajtur sot një protestë simbolike me sloganin "28 Nëntori, protestë…
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve në rastin…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë një mesazh urimi për popullin e Shqipërisë me rastin e 28 Nëntorit,…