Pas një hetimi të gjatë dhe intensiv për rastin e zbulimit të mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë të Suharekës, Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit të Krimeve të Rënda, ka arrestuar M.A. dhe B.A. Të dyshuarit dyshohet se janë përfshirë në kultivimin dhe përpunimin e substancave narkotike.
Operacioni, i ndërmarrë më 16 shtator 2025 nga Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, u zhvillua në një stallë të zonës malore të fshatit Maqitevë. Gjatë këtij aksioni u gjet dhe u sekuestrua sasia që kalon gjysmë ton marihuanë.
None found
Autoritetet sekuestruan gjithashtu një granatëhedhës (mortajë), një raketë krahu, një pushkë gjuetie dhe fishekë për pushkë. Në mesin e sendeve të tjera të konfiskuara ishin edhe një traktor me rimorkio, mjete dhe pajisje për kultivim e përpunim, pajisje kompjuterike dhe prova të tjera materiale.
Ndërkohë, Prokuroria ka nxjerrë urdhër të përkohshëm për sekuestrimin ose ngrirjen e dy parcelave në Maqitevë, me sipërfaqe prej 1,963 dhe 1,438 metrash katrorë.
Sipas kërkesës së organit të akuzës, M.A. dhe B.A. kanë bashkëpunuar me F.N. për kultivimin e kanabisit dhe përgatitjen e narkotikëve me synim shitjen dhe shpërndarjen e tyre në treg. Për këto veprime, ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, sipas nenit 272 të KPRK-së, dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267 të KPRK-së.
M.A. po ashtu dyshohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të përcaktuar në nenin 366 të KPRK-së. Gjatë kontrollit të banesës së tij, më 26 tetor 2026, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysme automatike me shtatë fishekë.
Për të njëjtën vepër penale dyshohet edhe B.A., pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, në shtator të vitit 2025, është sekuestruar një pushkë gjuetie një tytëshe.
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se do të vijojë angazhimin në luftimin e kriminalitetit, konsolidimin e sundimit të ligjit dhe ndjekjen penale të personave që shkelin ligjin.
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe…
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas zhvillimeve në Prokurorinë Speciale lidhur me çështjen e granteve, duke thënë se…
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Hysri Selimi ishte dënuar me 6 vjet…
GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Shkak i shtyrjes së…
Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se, pas hetimeve të vazhdueshme dhe intensive lidhur me…