Categories: kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e vrasjes së rëndë në Klinë

Një person është ndaluar si i dyshuar për vrasje të rëndë dhe vrasje të rëndë në tentativë, pas një ngjarjeje të ndodhur në fshatin Poterq i Epërm të Klinës.

Të lidhura

None found

Prokuroria Themelore në Pejë, përmes Departamentit të Krimeve të Rënda, ka bërë të ditur se rasti është regjistruar më 6 shtator 2026. Sipas njoftimit, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar dy anëtare të familjes së tij.

Autoritetet prokuroriale kanë njoftuar se i dyshuari ndodhet në gjendje të paaftësisë mendore.

Të dyja viktimat janë transportuar për trajtim mjekësor. Megjithatë, njëra prej tyre ka humbur jetën si pasojë e plagëve, ndërsa viktima tjetër vazhdon të marrë ndihmë mjekësore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë i ka dorëzuar gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Hetimet vijojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.

të fundit

Gacaferi paralajmëron mungesën e tetë deputetëve të LDK-së në seancën e 9 shtatorit

Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka deklaruar se tetë deputetë të LDK-së mund të mos marrin pjesë në seancën e…

11 minutes ago

Mbappe pa hezitim: Për “Topin e Artë” do të votoja veten

Kylian Mbappe nuk e ka fshehur ambicien për të fituar “Topin e Artë”, duke besuar se ka argumente të forta…

13 minutes ago

Përfundon zjarri në kufirin Maqedoni–Kosovë, ndotja e Shkupit merr fund

"Dje ishte një nga ditët më të vështira të këtij sezoni zjarresh, me më shumë se 40 zjarre gjatë ditës,…

15 minutes ago

Kërcënoi me a*më zjarri pronarin e Onima-s, Gjesti shpëton paq nga burgu

Ditën e sotme është marrë vendimi pëfundimtar ndaj këngëtarit nga Kosova, Besart Kelmendi të njohur si Gjesti. Ku raportohet se…

15 minutes ago

Pas dy dekadash, Kurti takohet sërish me ambasadoren suedeze që kishte synuar të shërbente në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim, të hënën, ambasadoren e re të Suedisë në Prishtinë, Åsa Pehrson,…

22 minutes ago

Gjykata e Prishtinës dënon këngëtarin Gjesti për armëmbajtje, kanosje dhe dëmtim pasurie

Gjykata Themelore në Prishtinë pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, ka dënuar me 2 vjet burgim me kusht dhe…

30 minutes ago