Prokurorët në Prishtinë e kanë autorizuar Policinë e Kosovës të kryejë hetime lidhur me dyshimet se njëri nga termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka shkaktuar ndotje të ajrit në qytezën e Obiliqit të shtunën.
Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se ka pranuar informacione dhe një video-incizim të cilat tregojnë “për ndotje të ajrit përmes tymit që po shkaktohet nga oxhaku në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në Komunën e Obiliqit”.
None found
Ajo tha se i ka kërkuar policisë të mbledhë të dhëna dhe prova nga vendi i ngjarjes, duke thënë se ky rast po trajtohet si vepër penale: ndotje, degradim apo shkatërrim i mjedisit.
KEK – korporata shtetërore dhe prodhuesi mbizotërues i rrymës në vend – tha paraprakisht në një njoftim se në termocentralin “Kosova A” nuk po punonte “përkohësisht” teknologjia kyç për kontrollin e ndotjes së ajrit.
Kjo, sipas saj, ndodhi “si pasojë e një ndërprerjeje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm”.
“Menjëherë pas evidentimit të situatës, ekipet teknike kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e plotë të shkakut, ndërsa aktualisht janë duke u zhvilluar ndërhyrjet për sanimin e defektit dhe rikthimin e funksionalitetit të plotë të sistemit”, shtoi KEK-u.
Termocentrali Kosova A, së bashku me atë Kosova B, ndodhen në Obiliq – një komunë me rreth 18.000 banorë vetëm 10 kilometra nga Prishtina – janë prodhuesit kryesorë të rrymës në vend dhe punojnë me thëngjill.
Por, njëkohësisht, ata llogariten si ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes në vend.
Problemet me ndotjen e ajrit janë të kamotshme dhe shpesh e kanë renditur Kosovën dhe kryeqytetin në listën e vendeve me ajrin më të ndotur në botë.
Termocentrali Kosova A – i cili është i vjetër me dekada – ishte e paraparë të mbyllej deri në vitin 2017, por kjo nuk ka ndodhur.
Për t’i adresuar telashet me energjinë, Kosova e miratoi në marsin e 2023-tës Strategjinë për energji 2022-2031.
Përveç rinovimeve të termocentraleve të tanishme, strategjia parashihte si prioritet edhe burimet e ripërtërishme, prej të cilave synonte të prodhojë 35 për qind e energjisë elektrike pas 10 vjetëve.
Për më tepër, Kosova nënshkroi edhe një marrëveshje për dekarbonizim – heqjen e thëngjillit nga përdorimi – deri më 2050.
Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës, prej vitit 2022, ka ndarë subvencione për qytetarët që blejnë pajisje efiçiente për ngrohje (klima, pompa termike, kaldaja me biomasë), mirëpo ekspertët vlerësojnë se ky vendim nuk ishte menduar mirë, sepse vetëm e ka ngarkuar edhe më tepër rrjetin energjetik.
Por, vendi vazhdon të mbetet e varur nga qymyri dhe e pasigurt në aspektin energjetik, sepse ende rreth 90% e energjisë elektrike prodhohet nga këto dy termocentrale të vjetra./REL
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka zhvilluar në Shkup një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e…
Një pilot i një avioni privat realizoi një ulje dramatike emergjente të martën pasdite, më 18 gusht, në aeroportin Akron-Canton…
Eshtrat e tre alpinistëve të zhdukur që nga fillimi i viteve 1990 janë zbuluar nga një akullnajë që po shkrihet…
Autoriteti i Shëndetit Publik i Suedisë ka njoftuar se janë regjistruar 21 raste me fruth, të lidhura me një festival…
Elbasani po përballet me trafik të rënduar dhe radhë kilometrike, veçanërisht në aksin Elbasan-Tiranë dhe në hyrje-daljet e qytetit. Policia…
Volodymyr Zelenskyy ka shkarkuar zëvendësshefen e tij të stafit, Iryna Mudra, ndërsa Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) e Ukrainës ka…