Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është bërë publik në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.
None found
Nisma, e cila ka marrë tashmë miratimin në lexim të parë, përfshin një sërë ndryshimesh të rëndësishme në kompetencat dhe mënyrën e funksionimit të Dhomave të Specializuara.
Ndër propozimet kryesore është përcaktimi më i ngushtë i juridiksionit të Speciales, duke e lidhur atë me pretendimet e veçanta të paraqitura në raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011.
Projektligji parasheh gjithashtu që periudha kohore nën juridiksion të jetë nga 1 korrik 1999 deri më 31 dhjetor 2000, ndërsa kompetenca territoriale do të kufizohej vetëm në veprat e pretenduara të kryera në territorin e Kosovës.
Një tjetër ndryshim lidhet me dënimin maksimal, i cili propozohet të mos jetë më i lartë se 15 vjet burgim.
Rastet që, pas ndryshimit të juridiksionit, nuk do të binin më në kompetencën e Dhomave të Specializuara do t’u kalonin institucioneve të Kosovës.
Ndryshimet parashikojnë edhe mundësinë e paraqitjes së ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës për çështje që kanë të bëjnë me juridiksionin.
Sipas projektligjit, të dënuarit do të mund të vuajnë dënimet në Kosovë, ndërsa personat e dënuar me vendim të formës së prerë mund të përfitojnë nga falja presidenciale.
Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve, parashihet edhe rishqyrtimi i juridiksionit për rastet ekzistuese.
Kuvendi i Kosovës e miratoi projektligjin në lexim të parë me 91 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime. LDK-ja nuk mori pjesë në votim.
Nuk dihet ende nëse projektligji do të shqyrtohet në lexim të dytë gjatë ditës së sotme.
Një ndërprerje masive e energjisë elektrike, internetit dhe shërbimeve bankare, që do të niste më 17 nëntor dhe do të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen gjatë mbërritjes në Filipine, jo vetëm për vizitën e tij diplomatike në kuadër…
Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë të kualifikuara në Kampionatin Evropian “Euro 2028”, si dhe çdo sukses i “Dardanëve” i…
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…
Kombëtarja e Irlandës mbështetet te forca në shtëpi, intensiteti dhe forma e sulmuesit Troy Parrottit, ndërsa Kosova synon ta shfrytëzojë…
Wayne Rooney ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të jetës së tij, duke zbuluar se gjatë kohës kur…