Categories: kosovë

Profesori Ramabaja kërkon rishqyrtimin e Ligjit për Specialen: Presidentja të nisë analizën juridike

Data 6 tetor u shënua si një moment me rëndësi për Kosovën, pasi Kuvendi miratoi fillimisht projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas u zgjodh presidentja e re, Justina Shiroka-Pula.

Të lidhura

None found

Ndryshimet e miratuara në tetor të vitit 2026 nuk parashohin shfuqizimin apo mbylljen e Gjykatës Speciale, por prekin dhe kufizojnë disa prej elementeve kryesore të funksionimit të saj.

Një prej ndryshimeve lidhet me periudhën kohore që përfshihet në juridiksionin e gjykatës. Ajo ngushtohet në intervalin nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000, duke përjashtuar periudhën prej janarit 1998 deri më 30 qershor 1999.

Po ashtu, kompetenca territoriale kufizohet vetëm në veprat që pretendohet se janë kryer brenda territorit të Kosovës. Kjo nënkupton heqjen e juridiksionit për pretendimet lidhur me ngjarje jashtë Kosovës, përfshirë ato në veri të Shqipërisë.

Sipas ndryshimeve, dënimi maksimal me burgim që mund të shqiptohet do të jetë 15 vjet, në zbatim të parimit penal lex mitior, i cili nënkupton aplikimin e ligjit më të favorshëm për të dënuarin.

Ndryshimet parashohin gjithashtu që dënimet të vuhet në Kosovë, si dhe krijojnë mundësi të reja për trajtimin e personave të dënuar dhe zhvillimin e procedurave të mëtejshme.

Megjithatë, gjykatat nuk shfuqizohen tërësisht dhe procedurat e apelit për krerët e UÇK-së nuk ndërpriten. Po ashtu, hetimet lidhur me pretendimet për trafikim organesh, të përfshira në raportin e Këshillit të Evropës, vazhdojnë të jenë pjesë e mandatit të saj.

Profesori dhe doktori Sadri Rambaja ka deklaruar se Kosova duhet ta shqyrtojë seriozisht mundësinë e rishikimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Sipas tij, një proces i tillë do të ndihmonte në forcimin e rendit kushtetues dhe në afirmimin e sovranitetit shtetëror.

Në një prononcim për “Bota sot”, Rambaja ka thënë se Presidentja e Republikës duhet të ndërmarrë hapa institucionalë për nisjen e një analize të plotë juridike. Në këtë proces, sipas tij, duhet të përfshihen ekspertë të së drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare, të vlerësohet praktika e deritanishme dhe të shqyrtohet përputhshmëria e ligjit me standardet kushtetuese dhe evropiane.

Ai ka theksuar se një nismë e tillë nuk duhet interpretuar si përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë apo si përplasje me partnerët ndërkombëtarë. Përkundrazi, ajo do të mundësonte evidentimin e mangësive të mundshme dhe vlerësimin nëse ekziston bazë juridike për përmirësime në legjislacion.

“Hapi i parë që do t’i sugjeroja Presidentes së Republikës së Kosovës do të ishte inicimi i një procesi serioz për rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me synimin për të identifikuar dhe korrigjuar mangësitë e mundshme juridike e kushtetuese të tij. Ky proces duhet të mbështetet në ekspertizë profesionale, në analizë të hollësishme të praktikës së deritanishme dhe në një vlerësim të kujdesshëm të përputhshmërisë së dispozitave përkatëse me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ramabaja.

Profesori ka rikujtuar se miratimi i ligjit në vitin 2015 duhet të shërbejë si pikënisje për një reflektim institucional. Ai ka argumentuar se vendimet politike të marra në të kaluarën nuk mund të përjashtohen përgjithmonë nga shqyrtimi kritik.

Rambaja ka sugjeruar krijimin e një grupi të pavarur ekspertësh, i cili do të analizonte dispozitat e ligjit dhe mundësitë për ndërhyrje eventuale. Në të njëjtën kohë, ai i ka konsideruar konsultimet me partnerët ndërkombëtarë të domosdoshme për ruajtjen e dialogut dhe parandalimin e tensioneve diplomatike.

“Sovraniteti nuk dëshmohet përmes retorikës së konfrontimit, por përmes aftësisë së shtetit për të vepruar mbi bazën e Kushtetutës, të argumentit juridik dhe të përgjegjësisë institucionale. Një shtet që e konsideron veten të barabartë me shtetet e tjera duhet të ketë guximin t’i shqyrtojë vendimet e veta, por edhe maturinë që këtë ta bëjë nëpërmjet procedurave legjitime dhe me respekt për detyrimet ndërkombëtare”, ka theksuar ai.

Çështjen e rishikimit të këtij ligji profesori e ka lidhur edhe me synimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në këtë kuadër, ai ka vënë në pah rëndësinë e standardeve evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sigurimin e një procesi të rregullt gjyqësor.

Sipas Ramabajës, legjislacioni që rregullon Dhomat e Specializuara duhet të analizohet edhe në raport me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pa nxjerrë paraprakisht përfundime nëse ligji përmban shkelje apo nëse ndryshimet janë të nevojshme.

“Kosova nuk duhet të zgjedhë ndërmjet partneritetit ndërkombëtar dhe sovranitetit të saj kushtetues. Ajo duhet të dëshmojë se këto dy dimensione mund të funksionojnë në harmoni. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe integrimi në sistemin e Strasburgut mund të krijojnë një kornizë më të qëndrueshme për këtë ekuilibër: një shtet që pranon kontrollin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, por që njëkohësisht ushtron përgjegjësinë e vet për ta përmirësuar legjislacionin dhe për të garantuar drejtësi të barabartë”, ka deklaruar Ramabaja.

Në përmbyllje, ai ka thënë se Presidentja mund ta përdorë këtë çështje për të nxitur një proces institucional të kujdesshëm, ku do të ndërthureshin respektimi i Kushtetutës, ruajtja e partneriteteve strategjike dhe mbrojtja e interesit shtetëror.

Ramabaja ka vlerësuar se Kosovës i nevojitet një qasje që nuk i konsideron vendimet e mëparshme të paprekshme, por që çdo ndryshim të mundshëm e bazon në argumente juridike, procedura kushtetuese dhe respektim të detyrimeve ndërkombëtare.

të fundit

Overcrowding in Macedonian prisons revives debate over amnesty

Burgjet në Maqedoni po përballen me mbipopullim, gjë që ka rikthyer në qendër të vëmendjes çështjen e zbatimit më të…

30 seconds ago

Petrit Malaj: Albanians in North Macedonia are the link between the two countries

Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fokus të mandatit…

54 seconds ago

Hetimet për tragjedinë në Gjilan: Çfarë dihet deri tani?

Autoritetet në Kosovë e kanë dërguar në paraburgim një burrë nën dyshimin për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e…

1 minute ago

Çeku: Reforma do t’i përshtatë universitetet me potencialin dhe nevojat e vendit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, tha se reforma do të sjellë profilizimin e universiteteve sipas potencialit të tyre dhe…

2 minutes ago

Grima pas humbjes me Uellsin: Vajzat meritonin të paktën barazimin, në ndeshjen e kthimit do të japim maksimumin

Armir GrimaTrajneri i Kombëtares shqiptare të vajzave, Armir Grima, ka folur për mediat, ndërsa Shqipëria humbi minimalish ndaj Uellsit në…

7 minutes ago

Tragjedi në SHBA: Hyn në rezidencë dhe vret katër persona, pastaj i merr jetën vetes

Pesë persona u gjetën të vrarë me armë zjarri brenda një rezidence në Gjeorgjia të SHBA-së, ditën e djeshme. [...]Read…

16 minutes ago