Categories: kosovë

Prof. Dr. Ismet Salihu rrëfen si u hartua në fshehtësi Kushtetuta e parë e Republikës së Kosovës

Tridhjetë e gjashtë vjet pas miratimit të Kushtetutës së parë të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ismet Salihu sjell detaje nga puna e Komisionit Kushtetues dhe rrethanat në të cilat u përgatit dokumenti i njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Të lidhura

None found

Hartimi i saj u zhvillua gjatë korrikut dhe gushtit të vitit 1990, në një kohë kur Kosova, që nga 5 korriku 1990, ndodhej nën kontrollin e njësive policore dhe ushtarake të Republikës së Serbisë. Për këtë arsye, puna u zhvillua në konspiracion të thellë dhe kryesisht gjatë natës.

Në mesin e anëtarëve shqiptarë të Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Çështje Kushtetuese, të angazhuar në hartimin e Kushtetutës, ishin Prof. Dr. Kurtesh Saliu, Prof. Dr. Ejup Statovci, Prof. Dr. Ismet Salihu, mr. Fatmir Fehmiu dhe Prof. Dr. Riza Smaka. Sekretar i Komisionit ishte Halit Muharremi. Sipas Prof. Dr. Kurtesh Salihut, të gjithë këta anëtarë kishin autoritet të lartë shkencor dhe profesional.

Nga anëtarët e Komisionit Kushtetues që morën pjesë në hartimin e Kushtetutës së Kaçanikut, sot është gjallë vetëm Prof. Dr. Ismet Salihu. Ai konsiderohet një prej studiuesve dhe pedagogëve më eminentë shqiptarë në fushën e shkencës së të drejtës penale, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Para 2 korrikut 1990, dy mbledhjet e para të Komisionit u zhvilluan në objektin e Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Kuvendit, Gjorgje Bozhoviq, i cili sipas pozitës ishte edhe kryetar i Komisionit Kushtetues, së bashku me anëtarët serbë kërkonte që të hartohej Statuti i Kosovës. Përfaqësuesit shqiptarë nuk e pranonin këtë qëndrim, pasi këmbëngulnin që akti më i lartë juridik dhe politik i Kosovës të ishte Kushtetuta e saj.

Pas miratimit të Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, me dakordimin e udhëheqjes më të lartë të Kosovës dhe të Alternativës së Kosovës, anëtarët e Komisionit vazhduan punën jashtë ndërtesës së Kuvendit.

Katër ose pesë mbledhje u mbajtën në banesën e Prof. Dr. Ismet Salihut në rrugën “Ramiz Sadiku”, e cila sot quhet “Agim Ramadani”, në Prishtinë. Gjatë gushtit, puna vijoi në shtëpinë e tij në lagjen “Velania”.

Në mbledhjen e parë të zhvilluar jashtë Kuvendit u vendos që të përgatitej drafti i Kushtetutës së Republikës. Anëtarët ranë dakord që preambulën ta hartonte profesori Ejup Statovci, ndërsa për kapitujt e tjerë u caktuan hartuesit përkatës. Tekstet e përgatitura do të shqyrtoheshin, analizoheshin dhe miratoheshin në një mbledhje të veçantë të Komisionit.

Prof. Dr. Ismet Salihu tregon se, pasi dokumenti u përfundua dhe u miratua nga të gjithë anëtarët, Prof. Dr. Kurtesh Saliu, i cili formalisht drejtonte Komisionin Kushtetues, u kërkoi anëtarëve të mos fshihnin asgjë nëse do të merreshin në pyetje nga regjimi i Serbisë, por të tregonin saktësisht mënyrën se si ishte zhvilluar puna.

Propozimi u pranua nga të gjithë anëtarët. Versioni përfundimtar i Kushtetutës së Republikës së Kosovës iu dorëzua Halit Muharremit, sekretarit të Komisionit. Dorëshkrimet u fshehën nën dërrasat e çatisë së shtëpisë së Prof. Dr. Ismet Salihut në Velani, pasi pjesa më e madhe e punës ishte kryer aty.

Halit Muharremi më pas ia dorëzoi tekstin e plotë profesor Fehmi Aganit. Në shtëpinë e Aganit, së bashku me Ali Aliun dhe Ilaz Kurteshin, dokumenti u lexua, u analizua dhe u pranua në tërësi.

Prof. Dr. Ismet Salihu thotë se për gjithë procesin, deri në përfundimin e Kushtetutës, ishte në dijeni edhe Ibrahim Rugova, i cili në atë kohë drejtonte partinë më të madhe në Kosovë, Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe e kishte mbështetur punën e Komisionit.

Rreth përvjetorit të dymbëdhjetë të miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 shtator 1990, rrëfimet e Prof. Dr. Kurtesh Saliut u hodhën në shkrim dhe u përfshinë në librin “Një ditë midis dy epokash”, në faqen 114, me titullin “Hartuesit e Kushtetutës së Kaçanikut”. Takimi mes autorit dhe Prof. Dr. Kurtesh Saliut ishte zhvilluar gjatë verës së vitit 2012, në Parkun e qytetit në Prishtinë, ndërsa profesori ishte pajtuar me përmbajtjen e tekstit.

Në mënyrë konspirative u njoftuan edhe delegatët e Kuvendit të Kosovës për mbajtjen e mbledhjes në Kaçanik. Seancën e drejtoi nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Iljaz Ramajli. Me votat e të gjithë delegatëve të pranishëm, më 7 shtator 1990 u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

të fundit

Manchester United zhytet më tej në krizë, Bournemouthi triumfon 3-0 në “Old Trafford

Manchester United ka vazhduar me rezultate zhgënjyese, duke pësuar një tjetër humbje të rëndë, këtë herë ndaj Bournemouthit me rezultat…

3 minutes ago

Liverpooli mposht Brightonin me dy gola të shënuar në pjesën e parë

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Brightonit në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Premier, duke u ngjitur në vendin…

4 minutes ago

Vllaznia nis një etapë të re: largohet edhe zëvendëstrajneri Ergi Borshi

Vllaznia kur drejtohej nga Edi Martini Duket se Vllaznia ka vendosur të ndryshojë tërësisht stafin teknik, duke “fshirë” plotësisht boshtin…

11 minutes ago

27-year-old from Gostivar arrested, police find two doses of cocaine

Nëpunës policorë të ekipit mobil „Task Force“ kanë gjetur drogë në Gostivar dhe e kanë privuar nga liria një person,…

11 minutes ago

North Macedonia leads the region in vehicle age, with an average of 19.4 years

Maqedonia e Veriut ka automjetet më të vjetra në Ballkan, me një moshë mesatare prej 19.4 vjetësh, sipas të dhënave…

12 minutes ago

Serbian lawyer seeks investigations in three countries over suspicions of vote buying in favor of Vucic

Çedomir Stojkoviq u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës që të hetojnë pretendimet për blerje…

14 minutes ago