Categories: kosovë

Procesi gjyqësor për të arratisurit e rastit “Capat”–“Sekiraqa” do të zhvillohet në mungesë

Për të pandehurit Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci, Gjykata Themelore në Prishtinë ka planifikuar seancën e shqyrtimit fillestar, ku do të analizohet aktakuza e depozituar nga Prokuroria Themelore më 12 shkurt 2026, me numër PP.I.nr.178/2024. Llapashtica përballet me dyshimet për veprën penale të “Vrasjes së Rëndë” të kryer në bashkëpunim, ndërsa së bashku me Marevcin, akuzohet individualisht për posedim të paligjshëm të armëve.

Të lidhura

None found

Sipas kërkesës së prokurorisë, procedura do të zhvillohet pa praninë e të akuzuarve, duke qenë se ata nuk kanë qenë të kapshëm për organet e drejtësisë deri në çastin e ngritjes së aktakuzës.

Gjykata, përmes këtij komunikimi, u bën thirrje të pandehurve që të dorëzohen vullnetarisht tek autoritetet e Republikës së Kosovës. Po ashtu, ftohen të gjithë qytetarët që kanë dijeni për vendndodhjen e tyre, të njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës apo çdo institucion tjetër ligjzbatues.

Seanca është caktuar për datën 21 korrik 2026, duke filluar nga ora 09:00, në sallën numër 27 të Objektit D në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali. Trupin gjykues do ta drejtojë kryetarja Fatime Dermaku.

Aktakuza dhe ftesat për në këtë seancë janë shpallur tashmë në portalin zyrtar të gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare, ndërsa Gjykata Themelore do të vijojë të mbajë publikun të informuar për hapat e ardhshëm në këtë çështje.

Në një zhvillim të ndërlidhur, gjatë muajit prill dështoi seanca në konfliktin mes grupeve “Capat” dhe “Sekiraqa”, një përplasje me armë e nxitur nga hakmarrja, ku mbeti viktimë P.G. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e përfundimit të vlerësimit psikiatrik për Valdrin Ademin.

të fundit

Hap i ri në karrierë, ish-trajneri i Tiranës merr drejtimin e ekipit U21 në Holandë

Orges Shehi & Erbim FaguErbim Fagu është trajneri më i ri i ADO Den Haag U21 [...]Read More...

43 seconds ago

Pas bllokimit të foltores nga opozita, Kuvendi shtyn raportimet e institucioneve kushtetuese për në 23 korrik

Seanca plenare e kësaj të hëne është mbyllur pas miratimit të propozimit të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,…

2 minutes ago

Gara për finalen e madhe, vetëm 10 vajza në “She’s On Top” – vota juaj vendos fituesen

Spektaklit tuaj të preferuar të verës po i vjen fundi! [...]Read More...

3 minutes ago

Barcelona i vë afat 31 korrikut për çështjen Julian Alvarez, pret sinjalin e tij publik

Barcelona po pret që Julian Alvarez të shprehë publikisht dëshirën për t'u larguar nga Atletico Madridi tani që ka përfunduar…

7 minutes ago

Shasivari reaffirms alliance with the USA for justice and anti-corruption

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot zhvilloi takim me Nicole Varns, ushtruese e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën…

7 minutes ago

Aziri Accuses: Higher Education Law Being Passed Secretly, Parliament Violating Regulations

Deputeti i Lidhjes Shqiptare, Elmi Aziri akuzon qeverinë se po tenton që në mënyrë klandestine të kalojnë Ligjin për Arsim…

8 minutes ago