Prishtina ka shijuar fitoren e parë në edicionin e ri të BKT Superligës së Kosovës.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka triumfuar 1-2 në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rikthim.
None found
Ishin klinasit që krijuan shumë në pjesën e parë dhe golin e gjetën në minutën e 35-të.
Ardin Dallku gjuajti me kokë dhe realizoi për ta kaluar Dukagjinin në epërsi 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës vendase 1-0.
Prishtina në pjesën e dytë u tregua shumë më e rrezikshme, teksa në minutën e 60-të shënuan për 1-1.
Leotrim Kryeziu i sapoinkuadruar në lojë asistoi te Mendurim Hoti që realizoi për t’i barazuar shifrat në 1-1.
E 10 minuta para fundit të ndeshjes, Prishtina fitoi penallti kur Elton Basriu i vendasve luajti me dorë brenda zonës.
I saktë nga pika e bardhë ishte Besnik Krasniqi që realizoi për 1-2.
Klinasit deri në fund tentuan të barazonin rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Kjo ishte fitorja e parë këtë edicion e Prishtinës, ku tani ngritët në vendin e shtatë në tabelë me pesë pikë.
Ndeshjen e ardhshme Prishtina e luan në udhëtim te Feronikeli, derisa Dukagjini përballet me Ulpianën.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po përballet me një proces të rëndësishëm të riorganizimit të brendshëm, pas largimit të Bedri…
Po luhet momentalisht sfida mes Rizesporit dhe Erzurumsporit, e vlefshme për javën e 11-të të Superligës turke, rezultati 2-1 [...]Read…
Argjentina hapi dyert e shërbimit të saj sekret për herë të parë përmes një konkursi publik për të rekrutuar agjentë…
Arman Durmishi nuk është përfshirë në listën e Kombëtares U-19 për dy ndeshjet që kuqezinjtë do të luajnë përballë Qipros…
Jonida Maliqi ishte pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” në puntatën e kësaj të shtune, ku u ndal edhe…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK për librin e saj…