Edhe zyrtarisht është shpërbërë koalicioni qeverisës PDK-LDK në Prishtinë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar në Facebook për ndarjen e koalicionit pas anulimit të vendimit për Badocin. Prishja e koalicionit mes dy partive shkaktoi reagime të shumta në opinion.
Krisja mes koalicionit qeverisës doli në dritë kur kryetari i Prishtinës Përparim Rama shkarkoi fillimisht drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliun, me arsyetimin se përkundër “mbështetjes së vazhdueshme nuk ka pasur rezultate nga drejtoria në fjalë”.
Pak ditë më pas, Rama bëri të ditur edhe shkarkimin e nënkryetares së Prishtinës, Donjeta Sahatçiun, nën arsyetimin se “nuk ka bërë mjaftueshëm në fushën e digjitalizimit”.
Megjithatë, arsyet e shkarkimit po rezultojnë të jenë më të mëdha. Në reagimin pas shkarkimit, ish-nënkryetarja e Prishtinës ka thënë ndër të tjera në Facebook se “Prishtina na bashkoi, na ndau Badoci”.
Edhe kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, se prishja e koalicionit po bëhet pas shfuqizimit të vendimit për shkëmbimin e pronave.
“Pasi shfuqizuam vendimin për Badoc, shkëpusim koalicionin qeverisës në Prishtinë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc.” – tha Ismaili.
Zhvillimet në Komunën e Prishtinës nuk kaluan pa reagime nga zyrtarë e analistë të ndryshëm. Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, tha se kjo është një taktikë e të dy partive më të vjetra në vend.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogiani ka shkruar se PDK-ja dhe LDK-ja gjithmonë i prishin koalicionet e tyre kah fundi i mandatit.
“Nje taktike e vjeter sa partneriteti PDK-LDK, kah fundi gjithmone bejne sikur u prishen!”, ka shkruar Zogiani.
Për prishjen e koalicionit reagoi edhe gazetari Vehbi Kajtazi. Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Kajtazi kritikoi dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, duke i akuzuar se janë bërë “copa” për interesa financiare.
Madje, Kajtazi tha se qëndron në anën e kryeministrit Albin Kurti derisa dy partitë opozitare “janë bërë copa për interesa krejtësisht financiare.” /nacionale
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, duke…
Pas një debati të ndodhur mes Inës, e cila ka sulmuar Brikenën dhe Kristin duke folur me ironi ndaj tyre…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë paralajmëruar se vendosja e…
Debatet kanë qenë të ndezura në ditët e fundit në shtëpi pas Prime-t të fundit. Një përplasje ishte dhe ajo…
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Karl Topia” ku një automjet tip…
Pas njoftimit të Bashkimit Evropian se në janar do të nisë heqja graduale e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, janë rihapur…