Categories: kosovë

Prezantohet studimi i UNICEF-it dhe MASH-it për reformimin e arsimit digjital

UNICEF-i në Kosovë, Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës prezantuan sot studimin me titull “Nga qasja digjitale te kompetenca digjitale: Analizë gjithëpërfshirëse e zhvillimit të kompetencave digjitale në sistemin parauniversitar të Kosovës, Udhërrëfyes për Reformën e Arsimit Digjital”.

Të lidhura

None found

Sipas studimit, ndonëse digjitalizimi përbën një përparësi strategjike për arsimin në Kosovë, realizimi i tij vazhdon të pengohet nga një sërë problemesh. Mes tyre renditen bashkërendimi i dobët institucional, infrastruktura e pamjaftueshme, niveli i kufizuar i përgatitjes së mësimdhënësve, financimi dhe mungesa e një qasjeje të përcaktuar qartë ndaj teknologjive të reja, përfshirë Inteligjencën Artificiale.

Për projektin folën përfaqësuesit kompetentë të institucioneve partnere, përfshirë ministrin në detyrë të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu.

Jagxhiu deklaroi se në themel të transformimit digjital në arsim duhet të jenë nxënësi dhe mësimdhënësi, jo vetë teknologjia. Sipas tij, synimi është që përdorimi i teknologjisë të kontribuojë në një arsim më cilësor dhe më gjithëpërfshirës, i cili i përgatit të rinjtë për të ardhmen.

Edhe zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, vlerësoi se Udhërrëfyesi Digjital krijon një bazë të mirë për vendimmarrje, në mënyrë që mundësitë që sjell digjitalizimi të shfrytëzohen në maksimum.

Kryeziu tha se digjitalizimi konsiderohet njëkohësisht domosdoshmëri e kohës dhe mundësi për përparim në cilësi e qasje, si dhe për më shumë barazi dhe gjithëpërfshirje në sistemin arsimor.

Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, nënvizoi se fëmijët dhe të rinjtë në vend po rriten tashmë në një realitet digjital. Për këtë arsye, sipas saj, digjitalizimi nuk duhet të kufizohet vetëm te sigurimi i qasjes në teknologji.

Vashchenko theksoi se çdo fëmije duhet t’i jepet mundësia të zhvillojë kompetenca kritike digjitale, me përkrahjen e mësimdhënësve që kanë vetëbesim për ta përdorur teknologjinë në mënyrë kuptimplotë dhe të sistemeve arsimore që krijojnë mjedise të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe efektive për të nxënit.

Raporti çmon hapat e ndërmarrë për përafrimin me standardet evropiane, ndërsa kërkon fuqizimin e zbatimit, monitorimit dhe llogaridhënies. Në përfundim, Udhërrëfyesi bën thirrje për angazhim të përbashkët nga institucionet qeveritare, komunat, shkollat, universitetet, partnerët zhvillimorë dhe sektori privat, me qëllim investimin në kompetencat digjitale që do të përcaktojnë të ardhmen e Kosovës.

të fundit

Në Zvicër, shoferët paralajmërohen për gomat e dimrit: sigurimi mund të reduktojë dëmshpërblimin

Me afrimin e sezonit të dimrit, shoferët në Zvicër po këshillohen t’i pajisin automjetet me goma të përshtatshme për kushtet…

1 second ago

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së shqyrtohet situata në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka nisur mbledhjen për situatën në Kosovë, ku në fokus…

10 seconds ago

Vllaznia i dërgon sinjal Tiranës para Klasikes, Balaj dhe përvoja e tij në sulm ndezin duelin

Vllaznia - TiranaKlasikja e Shqipërisë, Vllaznia – Tirana, e para për këtë sezon, do të zhvillohet më datën 24 tetor…

8 minutes ago

Volker Turk u bën thirrje shteteve europiane të dialogojnë me protestuesit dhe të trajtojnë shqetësimet e tyre

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk ka reaguar në lidhje me protestat që kanë ndodhur në…

14 minutes ago

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një letër të hapur institucioneve më…

15 minutes ago

Berisha thirrje strukturave të PD-së në Tiranë: Mobilizim maksimal për protestën kundër qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi drejtuesit e degëve të kësaj force politike në Tiranë, ku foli për zhvillimet…

18 minutes ago