kosovë

“Presion i ashpër për Kosovën”, Vuçiç takon klerikët serbë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendi i tij është i vetmi në Europë që s’i ka vendosur sanksione Rusisë dhe tha se për këtë ka presion të madh. Megjithatë, këtë presion ai e lë në vend të dytë, meqë “më i ashpëri” i vjen për çështjen e Kosovës.

Për t’i ndarë shqetësimet, ai është takuar me klerikët ortodoksë serbë për t’ia marrë mendimin edhe atyre. Madje, Vuçiç shkoi edhe më larg, duke thënë se vjeshta e këtij viti do të jetë “më e vështirë sesa viti 1945” i Luftës së Dytë Botërore.

“Sot se jemi në një situatë specifike për shkak të ngjarjeve në dhe për Kosovën, si dhe se për shkak të presionit më të ashpër. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ruajmë interesat tona, sepse presionet do të jenë më të ashprat”.

Vuçiç i vajtoi edhe deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, në lidhje me Kosovën.

“Që nga dita që presidenti rus tha se në çfarë e bazoi pushtimin e tij të Ukrainës në aspektin formal, ligjor dhe politik, të gjitha fuqitë perëndimore kanë punuar në këtë drejtim. Nyja Kosovë po zgjidhet shpejt, me qëllim që të largohet argumenti nga dora e presidentit të Rusisë”, tha Vuçiç në Presidencë në një takim me Patriarkun Porfirio dhe peshkopët.

Presidenti serb tha se “një kohë e vështirë po vjen për serbët”, prandaj atyre ju bëri thirrje për unitet.

“Koha më e vështirë po vjen, uniteti do të nevojitet më shumë se kurrë. Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për momentin dhe për këtë jemi nën presion të madh, që po na shkakton probleme. Këto probleme nuk janë të vogla dhe do të jenë edhe më të mëdha”, tha ai.

Udhëheqësi i shtetit, që shkaktoi gjenocidin në vendet e rajonit, u ankua për mungesë të paqes.

“Neve na mungon paqja, nuk e kërkojmë për vete, por për gjithë njerëzimin dhe e kërkojme atë nga Zoti, Serbia është në një situatë shumë më të vështirë se sa duket sot, por retë breshëri po fluturojnë mbi vendin tonë”.

Vuçiç me klerikët biseduan për më shumë se dy orë e gjysmë, njofton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

të fundit

U pa në pushime me një mashkull misterioz, reagimi i Egli Takos

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.…

3 minutes ago

Natë tmerri nga zjarret në Delvinë/ 10 persona asfiksohen nga tymi, zhvendoset përkohësisht spitali. Situata vijon kritike, qyteti pa drita

Një natë tmerri dhe frike ishte mbrëmja e 12 gushtit për banorët e Delvinës. Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive…

10 minutes ago

Zjarri përhapet me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” në Bulqizë

Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan…

55 minutes ago

Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

1 hour ago

Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit

Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja…

1 hour ago

Zjarret në Greqi/ Qindra emigrantë shqiptarë mbeten të bllokuar në aksin që lidh Artën me Janinën

Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që…

2 hours ago