Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u takua me Presidentin e Hungarisë, András Baka. Në bisedë u trajtuan raportet mes dy vendeve, rruga e Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe siguria rajonale.
Shiroka Pula vlerësoi lidhjet mes Kosovës dhe Hungarisë dhe kujtoi se ky shtet ishte ndër të parët që njohu pavarësinë e Kosovës, më 19 mars 2008. Ajo nënvizoi gjithashtu dëshirën për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
None found
Presidentja kërkoi që të shqyrtohen fusha të reja ku të dy vendet mund të bashkëpunojnë, duke veçuar ekonominë, arsimin dhe mbrojtjen.
Sa i përket integrimit evropian, Shiroka Pula tha se anëtarësimi në BE është synim strategjik për Kosovën. Ajo kërkoi mbështetjen e Hungarisë për përparimin drejt statusit të vendit kandidat dhe vijimin e hapave të tjerë të procesit integrues.
Presidentja shprehu mirënjohje për angazhimin e Hungarisë në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke vënë në dukje rëndësinë e tij për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.
Në përfundim të takimit, Shiroka Pula e ftoi Presidentin Baka të vizitojë Kosovën në një kohë që u përshtatet të dyja palëve.
Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët, duke barazuar 1-1 në kuadër të javës së 11-të të Superligës së Kosovës.Në një…
Tabela hipotetike e Ligës Premier, e bazuar në vendimet e gabuara të gjyqtarëve dhe VAR-it, ka zbuluar se cilat skuadra…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova falënderoi homologun e saj hungarez Andras Baca për mbështetjen e tij për integrimin evropian të Maqedonisë dhe…
Greqia i është bashkuar grupit të vendeve që po vendosin kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit. Parlamenti…
Studenti Jon Sinoimeri, që kryeministri Edi Rama e akuzoi për përdorues/shpërndarës droge, ka reaguar për News24. Sinoimeri tha se nuk…
Shkrimtari dhe regjisori japonez Ryu Murakami ka vdekur në moshën 74-vjeçare, duke lënë pas një vepër letrare që sfidoi normat…