kosovë

Presidentja i kërkon Qeverisë së Kosovës të pezullojë tarifën për importet nga SHBA, Osmani: Ndihmon në thellimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova. Osmani tha se pezullimi i tarifës ndaj mallrave amerikane do të ishte “hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë”.

Sipas saj, kjo do të dërgonte edhe “një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte dy vendet tona më të fuqishme, sigurta dhe begatshme”. Të mërkurën në mbrëmje, Trump vendosi tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Të lidhura

None found

Vendimi i Trumpit nxiti reagime gjithandej dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i bënë thirrje Kosovës më herët ta tërheqë tarifën prej 10 për qind ndaj importeve nga SHBA-ja. Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se vendosja e tarifës nga SHBA-ja do të ketë ndikim në aftësinë e eksportuesve kosovarë dhe do ta ulë përparësinë konkurruese të produkteve të Kosovës në tregun amerikan.

Ndërsa, Rafuna paralajmëroi mundësinë e shtrenjtimit të produkteve kosovare që eksportohen në SHBA dhe, si pasojë, rënien e kërkesave për to. Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë nëse po shqyrtojnë mundësinë për tërheqjen e tarifës ndaj mallrave amerikane.

Ndërkaq, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan për vendosjen e tarifës bazë prej 10 për qind.

“Ky vendim pritet ta godasë edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejt SHBA-së ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit”, u tha në njoftimin për media të kësaj dhome.

Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019 ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte 3 milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë.

Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika. Përveç tarifës bazë, presidenti amerikan ka vendosur po ashtu tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit./REL

të fundit

Zelensky riorganizon kabinetin, Fedorov largohet nga posti i ministrit të Mbrojtjes pas gjashtë muajsh

Presidenti Volodymyr Zelensky ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në qeverinë ukrainase, mes të cilave përfshihet edhe shkarkimi i Mykhailo Fedorov…

6 minutes ago

Botërori 2026/ Drejt Spanjë-Argjentinë, finalja që nuk është parë ndonjëherë dhe që ka hyrë tashmë në histori

Finalja Spanjë-Argjentinë, është sinteza e një botërori që mund të quhet botërori i herëve të para. Nuk është parë kurrë…

9 minutes ago

Sveçla kërkon reagim më aktiv nga Shqipëria ndaj deklaratave të Serbisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendhsme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, mbi…

10 minutes ago

Këmbësorët në autostradë gjobiten me 10 mijë lekë, Rrugorja e Fierit: Kaloni vetëm në mbikalime

Në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, si dhe rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore Fier ka…

11 minutes ago

Balla Calls for Bill Amendment: Construction Work Should Halt During Tourist Season to Ensure Quality for Holidaymakers

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje ndryshime në projektligj, duke…

15 minutes ago

Spiropali Submits Motion to PS Assembly on Opening Up the Party: We Must Respond to Citizens with Humility, Not Arrogance

Këtë të enjte, në një deklaratë për mediat, deputetja socialiste Elisa Spiropali, ka dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë…

15 minutes ago