kosovë

Presidentja i kërkon Qeverisë së Kosovës të pezullojë tarifën për importet nga SHBA, Osmani: Ndihmon në thellimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova. Osmani tha se pezullimi i tarifës ndaj mallrave amerikane do të ishte “hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë”.

Sipas saj, kjo do të dërgonte edhe “një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte dy vendet tona më të fuqishme, sigurta dhe begatshme”. Të mërkurën në mbrëmje, Trump vendosi tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Vendimi i Trumpit nxiti reagime gjithandej dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i bënë thirrje Kosovës më herët ta tërheqë tarifën prej 10 për qind ndaj importeve nga SHBA-ja. Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se vendosja e tarifës nga SHBA-ja do të ketë ndikim në aftësinë e eksportuesve kosovarë dhe do ta ulë përparësinë konkurruese të produkteve të Kosovës në tregun amerikan.

Ndërsa, Rafuna paralajmëroi mundësinë e shtrenjtimit të produkteve kosovare që eksportohen në SHBA dhe, si pasojë, rënien e kërkesave për to. Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë nëse po shqyrtojnë mundësinë për tërheqjen e tarifës ndaj mallrave amerikane.

Ndërkaq, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka pritur me shqetësim vendimin e presidentit amerikan për vendosjen e tarifës bazë prej 10 për qind.

“Ky vendim pritet ta godasë edhe më shumë eksportin, i cili nga Kosova drejt SHBA-së ka pasur ulje përgjatë muajve të fundit”, u tha në njoftimin për media të kësaj dhome.

Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019 ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA. Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte 3 milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë.

Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika. Përveç tarifës bazë, presidenti amerikan ka vendosur po ashtu tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me SHBA-në, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit./REL

të fundit

Shkrumbohet toka me grurë dhe 200 rrënjë ullinj në Lezhë, temperaturat e larta i vënë flakën vendit

Temperaturat e larta kanë shkaktuar djegien e një sipërfaqeje të madhe me grurë dhe ullinj në Ishull-Lezhë. Sipas raportimeve, 200…

8 minutes ago

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, reagon Prokuroria Themelore e Prishtinës: Pas kësaj fshihen vendet “jo mike”

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me kërcënimin për bombë të mbërritur ditën e sotme…

25 minutes ago

Zegjineja reagon pas dhurimit të mandatit të deputetes: Faleminderit Maldrita, Gazo je politikan i dështuar

Kandidatja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka reaguar për herë të parë pas sigurimit të mandatit të deputetes në qarkun…

38 minutes ago

Turqia në zjarre dhe borë, dy qytete ‘zbardhen’ në fillim të korrikut

Jugperëndimi i Turqisë po digjet, por nga verilindja e vendit mbërrin një lajm i pazakontë. Reshje te dendura bore u…

1 hour ago

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do të vazhdoj betejën, edhe pse kjo do të zemërojë kolegët

Rinumërimi i votave në qarkun e Durrësit, nuk solli asnjë ndryshim mandatesh mes forcave politike. Ajo që humbi më tepër…

1 hour ago

Pas kritikave të Ramës, ngrihet Task Forcë e Posaçme për Vlorën, ja kush do ta drejtojë

Kyeministri Edi Rama i ka dhënë ultimatum pronarëve të bareve dhe restoranteve në Vlorë për lirimin e trotuareve në zonën…

2 hours ago