kosovë

Presidentja e Kosovës kërkon heqjen e masave ndëshkuese të BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që të hiqen masat ndëshkuese që vitin e kaluar Bashkimi Evropian vendosi ndaj Kosovës për shkak të mospërmbushjes së disa kërkesave që kishin të bënin me shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Në një takim me shefin e zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, si dhe ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, atë të Italisë, Antonello De Riu, dhe zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Mathias Conrad, presidentja e Kosovës, Osmani, shprehu kundërshtimin e saj ndaj masave të fundit të BE-së, duke i cilat i cilat i vlerësoi si “të padrejta.” Ajo shtoi se këto masa po shkaktojnë një “mungesë ekuilibri në dialog” me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Osmani shtoi se Kosova ka ndërmarrë hapa drejt përmbushjes së kërkesave të faktorit ndërkombëtar për këtë çështje.

Të lidhura

None found

“Heqja e masave do të krijonte atmosferë shumë më pozitive për vazhdimin e dialogut parimor ku të dyja palët do të trajtoheshin të barabarta”, tha Osmani, sipas një njoftimi për media.

Verën e vitit të kaluar, BE-ja ndërmori masa ndëshkuese kundër Kosovës, përfshirë anulimin e disa fondeve dhe takimeve të nivelit të lartë, për shkak se Kosova nuk iu bind disa kërkesave të saj për të shtensionuar situatën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.

Në mesin e kërkesave të BE-së, por edhe Shteteve të Bashkuara ishte edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veriun e Kosovës, pasi ato të prillit të vitit 2023 u bojkotuan nga serbët, gjë që bëri që zgjedhjet në katër komunat në veri të fitoheshin nga kryetarët shqiptarë. Osmani, sipas njoftimit bisedoi për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Presidentja ritheksoi se e drejta për të kërkuar largimin e kryetarëve nëpërmjet nënshkrimeve është e drejtë që u takon qytetarëve dhe se tani pret që në KQZ të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe udhëzimin administrativ në fuqi”, u tha në njoftim.

Në Zveçan, Leposaviç, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, qytetarët serbë kanë organizuar mbledhjen e nënshkrimeve për nisjen e procedurave ligjore për shkarkimin e kryetarëve komunalë shqiptarë. Peticioni është organizuar në përputhje me një udhëzim administrativ të miratuar, që u mundëson qytetarëve shkarkimin e udhëheqësve komunalë.

Gjatë takimit Osmani po ashtu foli për përleshjet mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj, duke thënë se Serbia “nuk po përballet me përgjegjësi për nxitjen e sulmit” ndaj paqeruajtësve të misionit të NATO-s në Kosovë. Majin e vitit të kaluar, serbët në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok kundërshtuan hyrjen në ndërtesat komunale të kryetarëve shqiptarë dhe tensionet kulmuan në protestën në Zveçan, ku gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe pjesëtarëve të KFOR-it u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët. REL

të fundit

Shi dhe ulje temperaturash për sfidën Barcelona – Aston Villa në “Camp Nou

Barcelona pritet të përballet me kushte të pafavorshme atmosferike në ndeshjen e së martës ndaj Aston Villës në Ligën e…

11 minutes ago

Nju Jorku regjistron pas 30 vitesh vdekjen e parë nga fruthi, humb jetën një fëmijë

Një fëmijë ka humbur jetën nga fruthi në shtetin e Nju Jorkut, duke shënuar viktimën e parë nga kjo sëmundje…

11 minutes ago

Votimi i parakohshëm në SHBA tejkalon 53 milionë; Teksasi kryeson rritjen

Mbi 53 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2026 në SHBA, duke shënuar…

11 minutes ago

Balaj e cilëson keqkuptim kërkesën për huazimin e kapelave të policeve kadetëve

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Fatmir Balaj, e ka cilësuar si keqkuptim kërkesën që zyrtaret policore të gjinisë femërore t’i…

13 minutes ago

Buçkovski paralajmëron: Jashtë BE-së, Maqedonia e Veriut do të mbetet pas edhe Kosovës

Ish-kryeministri Vllado Buçkovski, lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat e qeverisë, thotë se vizita e ministrit Timço Mucunski në…

19 minutes ago

Edona Podrimja emërohet nga Kurti zëvendësministre e Shëndetësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka emëruar znj. Edona Podrimja në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e…

24 minutes ago