Pas më shumë se tetë muaj nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani është optimiste se vendi mund ta krijojë qeverinë, gjithashtu ajo është kritike ndaj Listës Serbe pasi sipas saj “po përpiqet të sjelle pengesa në formimin e qeverisë”.
Përpjekjet për krijimin e Qeverisë së re nisën më herët këtë muaj, pasi u konstitua Kuvendi i ri më 10 tetor, duke i dhënë fund një ngërçi disamujor pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
None found
Presidentja Osmani mandatoi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re.
Gjatë një dalje për mediat në Kosovë në kuadër të muajit Ndërkombëtar të Luftës kundra Kancerit të Gjirit, ajo u shpreh se: “ Unë nuk do të ngutesha që të jap supozime se do të dështojë krijimi i Qeverisë, ka edhe pak kohë”.
Vlen të theksohet se Lista Serbe ka bërë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe ka kërkuar nga kjo gjykatë që të vendosi masë të përkohshme, për të ndaluar “veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka pranuar kërkesën e Listës Serbe po nuk ka dhënë ndonjë vendim.
Osmani tha se “vonesa që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton interesat, jo vetëm të Kosovës si shtet, por të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbët”.
Dashi Gjate gjithë kësaj dite duhet te tregoheni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj ne mënyrë qe marrëdhënia mes jush…
Hezbollahu po përdor gjithnjë e më shumë dronë me fibra optike kundër Izraelit, duke i kthyer ato në një nga…
Analisti Preç Zogaj debatoi me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për…
Zërat për një krizë mes Mateos dhe Brikenës, ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, po shtohen dita-ditës në rrjetet…
E ardhmja e një prej mesfushorëve më të mëdhenj të historisë moderne të futbollit duket se ka marrë një kthesë…
Sipërmarrësi Endri Meksi, gjatë një prononcimi për emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për denoncimet e tij për dosjen AKSH-i. Meksi…