Categories: kosovë

Policia zgjeron hetimet për helmimet, përfshirë rastin në Han të Elezit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë duke vijuar hetimet lidhur me helmimin e dhjetëra qytetarëve në Prishtinë. Dyshohet se rastet mund të kenë lidhje me ushqimin e konsumuar në disa pika të një operatori gastronomik.

Në mostrat e marra nga pacientët, ekzaminimet laboratorike kanë vërtetuar praninë e bakterit Salmonella Enteritidis. Në anën tjetër, analizat e mostrave ushqimore dhe të strishove të marra në hapësirat e operatorit kanë dalë negative.

Të lidhura

None found

Lakorja epidemiologjike ka evidentuar rritje të shpejtë të rasteve, me pikun më 10 korrik, e më pas rënie të menjëhershme. Kjo, sipas të dhënave, dëshmon për një shpërthim nga një burim i përbashkët dhe me ekspozim të kufizuar kohor. Mungesa e Salmonellës në mostrat e testuara gjatë kontrollit nuk e përjashton mundësinë që infeksioni të ketë ardhur nga ushqim i kontaminuar më herët, ndërsa të dhënat epidemiologjike tregojnë lidhje të fortë me këtë operator.

Ndërkohë, AUV-ja ka kryer kontrolle dhe inspektime për të verifikuar kushtet higjieno-sanitare.

Analizat laboratorike ende janë në zhvillim. Pas përmbylljes së tyre dhe vlerësimit të të gjitha dëshmive të siguruara gjatë kontrollit zyrtar, AUV-ja do të hartojë raportin përfundimtar dhe do ta njoftojë publikun për rezultatet. Në rast se identifikohen shkelje të legjislacionit në fuqi apo rrezik për shëndetin publik, ndaj operatorëve përgjegjës do të merren menjëherë masa administrative dhe ligjore.

Përveç hetimeve nga institucionet shëndetësore, organet e drejtësisë po hetojnë si këtë rast, ashtu edhe helmimin e 80 personave në Han të Elezit. Policia e Kosovës ka intervistuar pronarin e një lokali në Han të Elezit, pasi dyshohet se disa persona janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në biznesin e tij.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 13 korrik, ndërsa pronari është intervistuar më dje si i dyshuar.

Me autorizim të prokurorit, është hapur rast për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

të fundit

Anxhela Shurdha returns to Albania after leaving for Greece, describes abuse she says she suffered during her marriage

Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për fatin e saj, Anxhela Shurdha është rikthyer në Shqipëri dhe tashmë ndodhet pranë…

2 minutes ago

Pretrial detention ordered for three officials and a notary over suspected transfer of 44,100 square meters of state land in Fier

Një skemë e dyshuar mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh për tjetërsimin e 44.100 metrave katrorë tokë shtetërore është zbardhur nga Prokuroria…

3 minutes ago

Two young men from Thumana arrested while traveling by taxi to Tirana; pistol found on 30-year-old

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Taksimetri”, duke arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me taksi nga Kruja…

3 minutes ago

Kurti discusses cooperation and EFTA agreement with Swiss President Guy Parmelin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, raporton Ekonomia…

3 minutes ago

Vitia questioned over breast cancer patient: Demand for palbociclib doubled, first tender drew no bids

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se mungesa e barit palbociclib në Klinikën e Onkologjisë gjatë vitit 2026 është…

3 minutes ago

Haxhiu receives Institute’s report: War victims recorded individually for the first time

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve…

4 minutes ago