Categories: kosovë

Policia pranë Gjykatës Speciale paralajmëron: “Largohuni, përndryshe do të përdorim forcë

Në Hagë janë shtuar masat e sigurisë, ndërsa vetëm pak orë mbeten deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Të lidhura

None found

Policia që mban rendin dhe sigurinë pranë objektit të Gjykatës Speciale në Hagë u ka kërkuar qytetarëve të pranishëm të largohen nga ndërtesa.

Nëpërmjet një njoftimi me zë, autoritetet kanë bërë të ditur se, nëse të pranishmit nuk e zbatojnë urdhrin për t’u larguar, do të përdoret forca.

“Urdhri nga policia është që të largoheni nga ndërtesa e Tribunalit, përndryshe do të përdorim forcë”, thuhet në thirrjen e policisë.

Kjo situatë po ndodh vetëm pak çaste para se të shpallet aktgjykimi në rastin kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar se seanca e shpalljes së aktgjykimit është planifikuar për sot, 16 shtator, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Hagë. Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet edhe në internet.

Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata i kanë mohuar këto akuza dhe janë shprehur të pafajshëm.

Telegrafi po raporton drejtpërdrejt nga Haga për zhvillimet para dhe gjatë shpalljes së aktgjykimit.

të fundit

Ekzekutohet në Teksas 46-vjeçari i dënuar për vrasje, pak ditë pas dështimit të ekzekutimit të Christa Pike

Një i dënuar me vdekje u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës të mërkurën në mbrëmje në Teksas, duke shënuar ekzekutimin e…

8 minutes ago

Bangladeshi përballet me epidemi të fruthit, 1,140 fëmijë kanë vdekur që nga marsi

Të paktën 1,140 fëmijë kanë humbur jetën në Bangladesh që prej marsit, kur vendi u përfshi nga një epidemi e…

8 minutes ago

Jeanne Shaheen nderohet si “Qytetare Nderi” e Sarajevës, në agjendë edhe vizita në Kosovë

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit,…

21 minutes ago

Sot seancë plenare maratonë/ Komisioni hetimor për “KAYO”, “Territorialja”, interpelanca me 4 ministra, ja çfarë përmban rendi i ditës

Kuvendi do të mblidhet sot  në orën 10:00, në një seancë plenare me 18 pika në rendin e ditës. Në…

23 minutes ago

Të shkërrmoqim regjimin/ 131 ditë revoltë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama jep dorëheqjen!

Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 131-të të revoltës qytetare. Pas më…

25 minutes ago

Moti 8 tetor 2026/ Vranësira, kthjellime dhe reshje shiu

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si…

30 minutes ago