Categories: kosovë

Policia njofton për 62 raste zjarrvënieje gjatë këtij viti

Gjatë stinës së verës, zjarret që përfshijnë pyje dhe fusha vazhdojnë të jenë një shqetësim i vazhdueshëm në Kosovë. Ato sjellin çdo vit pasoja të rënda për mjedisin dhe pronat, ndërsa vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.

Policia u ka apeluar qytetarëve të mos kryejnë veprime që mund të shkaktojnë zjarr dhe të njoftojnë pa vonesë autoritetet nëse kanë informacion për persona të dyshuar për zjarrvënie.

Të lidhura

None found

Sipërfaqe të mëdha pyjore dhe toka bujqësore dëmtohen çdo vit nga zjarret në Kosovë, duke shkaktuar pasoja të konsiderueshme në mjedis.

Biologia Ferdije Zhushi Etemi thotë se ndezja e zjarreve duhet shmangur, pasi nuk i sjell tokës asnjë dobi.

“Nga pikëpamja biologjike, kjo dukuri nuk ka pasoja pozitive, sepse digjet mbulesa bimore në sipërfaqe, e cila e bën tokën të plleshme”, ka deklaruar Ferdije Zhushi Etemi, biologe.

Përtej dëmtimit të tokave bujqësore, zjarret cenojnë natyrën dhe përkeqësojnë cilësinë e ajrit, duke krijuar rrezik edhe për shëndetin.

Njohësit e çështjeve emergjente vlerësojnë se njeriu mbetet një nga shkaqet kryesore të zjarreve të përmasave të mëdha, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësia ua lehtësojnë përhapjen flakëve.

“Temperaturat janë të larta dhe nevojitet shumë pak që të shpërthejë një zjarr, prandaj të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm që të ketë sa më pak zjarre dhe dëme”, ka thënë Tahir Ahmeti, njohës i emergjencave.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë vitit të kaluar janë evidentuar 227 raste zjarrvënieje, ndërsa këtë vit janë regjistruar 62 raste. Policia ka paralajmëruar masa ligjore për të gjithë personat që, me dashje apo për shkak të pakujdesisë, vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve.

të fundit

Shkëndija avancon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës pas një tjetër fitoreje

Shkëndija ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit…

43 seconds ago

Sulmet amerikane ndaj objektivave iraniane hyjnë në natën e pestë, shpërthime raportohen në jug të Iranit

Qytetet Ahvaz dhe Bushehr, në jug të Iranit, janë përfshirë nga raportime për shpërthime, në kohën kur Shtetet e Bashkuara…

7 minutes ago

“Rama-Balluku, SPAK YOU!”/ Shkrim gjigant para Kryeministrisë, aktivistët kërkojnë hetimin e Ramës si drejtues të organizatës

Një mesazh i fortë dhe mjaft kreativ ka mbirë pasditën e sotme në asfaltin përballë selisë së qeverisë, në ditën…

10 minutes ago

Ballkani avancon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës pas triumfit dramatik

Ballkani i Suharekës ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës pas fitores me rezultat të…

13 minutes ago

Terras kritikon ministren serbe: Deklarata dëmton rëndë dialogun

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar…

20 minutes ago

Konjufca merr pjesë në ministerialin e Marco Rubios në Washington, diskuton kërcënimin e terrorizmit politik

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në…

21 minutes ago