kosovë

Policia e Kosovës nis hetim ndaj zyrtarit të vet, por e mohon se u ushtrua dhunë ndaj maturantit serb

Policia e Kosovës e ka mohuar përsëri se ka pasur dhunë në ndërhyjnë e saj ndaj një incidenti verbal që përfshiu maturantë serbë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe të premten, por tha se ka nisur një hetim kundër një zyrtari të vet të përfshirë në incident.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha në një konferencë për media të dielën se zyrtari policor do të hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe se ai është transferuar në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut nga Mitrovica e Veriut pas incidentit.

“Kemi iniciuar një procedurë për hetim në Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili është agjencion i veçantë… ne do të punojmë që të mos kemi lëshime dhe gabime që i japin dikujt argument ta konsiderojnë Policinë e Kosovës si forcë që nuk e respekton ligjin dhe i tejkalon kompetencat”, tha Hoxha.

Incidenti në Mitrovicën e Veriut të premten shkaktoi reagime të shumta, kryesisht për shkak të mënyrës se si i ishte përgjigjur atij pjesëtari i Policisë së Kosovës, ndërsa Serbia lëshoi fletarrestim për të.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, oficeri shihet duke vrapuar drejt një parade të maturantëve serbë dhe duke e kapur në qafë njërin prej tyre.

Hoxha tha se Policia e Kosovës ndodhej atje për ta mbështetur parakalimin e paralajmëruar të maturantëve, duke shtuar se “disa pjesëmarrës filluan t’i provokojnë qytetarët që kanë qenë ulur në kateteri me thirrjet ‘Kosova është zemra e Serbisë’ dhe duke bërë simbolin me tre gishtërinj”.

Ai tha se reagimi erdhi për këtë, me “qëllimin e vetëm që situata të mos përshkallëzohej në mes të nxënësve dhe qytetarëve që kanë qenë në kateteri”.

Hoxha i hodhi poshtë pretendimet se ishte ushtruar dhunë ndaj maturantit dhe i quajti “propagandë” raportimet se ai ishte gjakosur nga zyrtari policor gjatë incidentit.

“Në media është shfaqur një person që pretendohet se është përdorur dhunë e tepruar nga zyrtari policor. Edhe vetë maturanti [serb] në prezencë e prindit të tij ka thënë se kanë qenë vizatime me marker dhe ka thënë që është traditë e maturantëve të ngjyrosen ashtu. Maturanti nuk ka shenja dhune në qafë”, ka thënë ai.

Hoxha tha se lëshimi i fletarrestimit nga Serbia për zyrtarin policor është në “vazhdën e përndjekjeve të policëve të Kosovës”. Ai tregoi se zyrtari policor në fjalë ka marrë kërcënime me jetë në rrjete sociale pas incidentit.

Të premten, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”.

Ky incident solli shumë reagime, me shefin e misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, që tha se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka kërkuar hetim ndërkombëtar për incidentin e 23 majit në Mitrovicën e Veriut.

“Përfshirje e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve ndërkombëtarë në mbrojtjen e të drejtave të popullit serb, pezullim i mbështetjes politike dhe logjistike për Policinë e Kosovës derisa të vendoset llogaridhënia dhe respekti për të drejtat themelore të serbëve”, tha Ministria serbe të shtunën.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – e quajti incidentin “plotësisht të papranueshëm” dhe se pretendoi se institucionet që duhet të sigurojnë paqe “po përdoren për të përhapur frikë dhe presion me motiv etnik”.

“Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm të këtij rasti, përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndëshkimin e policëve që kanë keqpërdorur kompetencat e tyre”, thuhet në deklaratë./REL

të fundit

Aksident në Qafë Thanë, tre persona të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Qafë Thanë. Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete…

18 minutes ago

VIDEO/ Para zjarreve Delvina u godit edhe nga një tornado, ja momenti kur era e fortë dëmton kosheret e bletëve

Delvina pak ditë më parë ishte në një gjendje të jashtëzakonshme dhe alarmante përshkak të zjarreve. Era e fortë dhe…

42 minutes ago

Putin ofron armëpushim në këmbim të Donbasit? Zelensky, ‘i prerë’: Asnjë lëshim territori

Ukraina nuk e vë në diskutim, rajoni i Donbasit nuk do t’i kalojë Rusisë! Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, refuzon t’i…

53 minutes ago

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Cërrik, makina përfundon në kanalin me ujë, plagosen rëndë dy persona

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor…

1 hour ago

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi me presidentin e SHBA-ve Donald Trump në Alaskë ishte “në kohë dhe shumë…

2 hours ago

Ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta, ja cilat janë frutat dhe perimet më të pasura me ujë

Shumë lloje frutash dhe perimesh janë burime natyrore të ujit dhe i sigurojnë trupit lëngje dhe elektrolite që luftojnë dehidratimin,…

2 hours ago