kosovë

Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë

Policia e Kosovës i ka cilësuar të pavërteta pretendimet e autoriteteve të Serbisë se policë të Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë, në veri të vendit.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë pretendoi se një grup i policëve të Kosovës, të armatosur rëndë, kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare në fshatin Çirkoviq, në Leposaviq.

Të lidhura

None found

“Shkrimet e tilla të referuara në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Andaj këto shkrime dhe njoftimi i publikuar si i tillë, është një dezinformat që ka për qëllim të krijojë pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosë punën e Policisë së Kosovës”, u tha në reagimin e Policisë së Kosovës.

Ministria serbe e Mbrojtjes tha se “kalimi i paautorizuar i vijës administrative” mes Serbisë dhe Kosovës paraqet “provokim të rrezikshëm dhe kërcënim për paqen”.

Kjo ministri tha se ushtria serbe po vëzhgon situatën në terren dhe “janë të gatshëm të reagojnë” në bazë të Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kumanovës.

“Ministria e Mbrojtjes kërkon nga KFOR-i, si forca e vetme legale dhe legjitime ushtarake në territorin e Kosovës, që të marrë masa në përputhje me mandatin e tij dhe të parandalojë autoritetet e përkohshme të Prishtinës në përpjekjet për të shkaktuar përshkallëzim të dhunës”, tha Ministria serbe e Mbrojtjes.

Lidhur me pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, ka reaguar edhe presidenti i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq.

Për transmetuesin publik serb, Vuçiç ka thënë se nuk pret që komuniteti ndërkombëtar të reagojë, “përveç amerikanëve”.

“Amerikanët e dinë që ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai që e urdhëroi këtë me qëllim. Ai priste që këta individë të likuidoheshin dhe kjo të ishte arsyeja për të përfshirë NATO-n në një konflikt me Serbinë. Herën tjetër, ne do të reagojmë në përputhje me rregullat e plota të shërbimit ushtarak, dhe kërkojmë nga amerikanët që të na informojnë nëse kemi të drejtë kur themi se Kurti personalisht urdhëroi provokimin dhe hyrjen e forcave të tij të armatosura në territorin e Serbisë”, është shprehur Vuçiç.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 350 kilometra dhe mbi 60 për qind e kësaj vije përfshin komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Në vitet e fundit, Kosova shpesh ka akuzuar Serbinë se sjellë pranë kufirit ushtrinë. Ndërkaq, në qershor të vitit 2023, Kosova tha se tre policë të saj u arrestuan brenda territorit të shtetit, afër kufirit, por Serbia pretendoi se ata kishin kaluar vijën kufitare. Disa ditë më vonë, policët u liruan nga autoritetet serbe.

Për Kosovën vija kufitare është kufi, për Serbinë vijë administrative.

Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare Policia e Kosovës.

Megjithatë, sipas një vendimi të vitit 2014 të komandantit të atëhershëm të KFOR-it, Policia mund të patrullojë në vijën kufitare Kosovë-Serbi deri në 1 kilometër afër vijës ndarëse.

Aktualisht KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë.

NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.

Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, tha muajin e kaluar se gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rajon është e brishtë./REL

Tags: kosoveserbo

të fundit

Rinovimi i Raphinhas i hap Barcelonës rrugën për një përforcim në janar

Barcelona është gati të arrijë një marrëveshje urgjente këtë dimër nëse është e nevojshme, me raportet që tregojnë përpjekjet e…

10 minutes ago

Një 38-vjeçar gjendet pa shenja jete në Shkozet të Durrësit, çfarë dihet deri tani

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një person është gjetur pa shenja jete në zonën…

12 minutes ago

Sot pritet miratimi i buxhetit të komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve…

13 minutes ago

Maran zyrtarizon listën për një vend në play-off të Europianit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, do të publikojë sot listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit…

15 minutes ago

Wall Street posts its steepest decline since April 2025; Trump blames Democrats for retirement savings losses too

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas rënies së fortë të bursës në Wall Street, duke fajësuar demokratët për humbjet…

23 minutes ago

Albania’s progress viewed with skepticism over Balluku and the government’s handling of protests / DW: Systemic corruption within the government!

KE beson se Shqipëria mund t’i përfundojë negociatat në vitin 2027. Por eksperti Milan Nič e konsideron vitin 2028 një…

24 minutes ago