Raportimet e publikuara nga disa media në Serbi, sipas të cilave zjarri në territorin serb, në zonën e Bënjakut, është shkaktuar nga Kosova, janë kundërshtuar nga Policia e Kosovës.
None found
Në reagimin e saj zyrtar, Policia i ka quajtur këto pretendime të pavërteta dhe dezinformuese. Ajo ka mohuar se autoritetet e Republikës së Kosovës kanë përdorur ndonjë armë, ndërsa ka sqaruar se njësitë policore nuk kanë raportuar për ndonjë objekt apo mjet të hedhur nga territori i Kosovës në drejtim të Serbisë, përcjell “Bota sot”.
Sipas Policisë, në mediat serbe është spekuluar se për shkaktimin e zjarrit është përdorur një armë e veçantë, e cila shërben vetëm për hedhjen e topave të zjarrit. Institucioni i rendit i ka hedhur poshtë këto shkrime, duke deklaruar se reagimi synon informimin e saktë dhe pengimin e përhapjes së dezinformatave.
Policia ka theksuar se edhe më herët nga Serbia janë publikuar informacione të pavërteta të drejtuara kundër Kosovës. Sipas saj, raportime të tilla përdoren për qëllime të caktuara dhe synojnë ta paraqesin Republikën e Kosovës para faktorit ndërkombëtar si përgjegjëse për çdo dukuri negative që ndodh kryesisht përgjatë zonës kufitare.
Për të informuar drejt qytetarët e Republikës së Kosovës dhe opinionin më të gjerë, Policia ka bërë të ditur se autoritetet kosovare nuk kanë përdorur asnjë armë të llojit të paraqitur në media. Gjithashtu, nga njësitë e Policisë së Kosovës nuk ka ardhur asnjë njoftim se është vërejtur diçka e hedhur prej territorit të Republikës së Kosovës në territorin e Serbisë.
Policia Kufitare vijon patrullimin dhe mbikëqyrjen e situatës në zonën kufitare. Në raste të caktuara, këto patrullime zhvillohen edhe së bashku me njësitë e KFOR-it, ndërsa njësitë përkatëse do të ndërhyjnë sa herë që një veprim i tillë vlerësohet i nevojshëm për qytetarët dhe faktorët e tjerë relevantë në terren.
Njëkohësisht, institucionet e Republikës së Kosovës do të hetojnë çdo rast për të cilin mund të ekzistojnë të dhëna se rreziku është shkaktuar nga faktori njeri, pavarësisht zonës apo vendit ku ndodh.
Në fund, Policia e Kosovës u ka kërkuar qytetarëve dhe mediave që të orientohen vetëm nga informacionet zyrtare dhe të mos shpërndajnë pretendime të pakonfirmuara. Ajo ka paralajmëruar se raportime të tilla mund të ndikojnë në perceptimin për sigurinë dhe të shkaktojnë shqetësim të panevojshëm në opinion.
Federico Chiesa dhe Harvey Elliott ishin dy mungesat më të spikatura në skuadrën e Liverpoolit për ndeshjen hapëse të Ligës…
Alanyaspor ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Besiktasit, duke e mposhtur me rezultat 1-0, në kuadër të…
Milani e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në Serie A, duke mposhtur Torinon në transfertë me…
Gjykata Federale e Qarkut në Manhattan ka hequr ndalimin e administratës Trump për lëshimin e vizave për emigrantët nga 75…
Hetimi për vrasjen e 45-vjeçares në Nea Smyrni vijon me intensitet të lartë, ndërsa marrëdhënia mes viktimës dhe 48-vjeçarit të…
PSG-ja e nisi me vështirësi sezonin e ri në Ligue 1, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Rennesit, në një…