Për shkak të dyshimeve se tre të dyshuar kanë kryer veprën penale “Import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, Policia e Kosovës (PK) ka zhvilluar bastisje në dy lokacione në Prishtinë.
None found
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar një revole, 40 fishekë, dokumente dhe kartela bankare.
Në raportin policor, lidhur me ngjarjen e shënuar në rrugën “Skënder Luarasi” në Prishtinë më 12.06.2025 në orën 14:30, thuhet se me datë 09.09.2026 njësitë policore, në koordinim dhe bashkëpunim me PSRK-në, kanë bastisur dy lokacione të ndryshme në Prishtinë. Sipas raportit, tre të dyshuar kosovarë dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e kësaj vepre.
Si prova materiale gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një revole me karikator, 40 fishekë, dy telefona celularë, disa dokumente identifikuese dhe kartela bankare.
Njoftohet se të dyshuarit, pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.
Momente dramatike janë regjistruar në ndeshjen mes Tenerifes dhe Andorrës, e vlefshme për Ligën e Dytë të futbollit spanjoll,ku sulmuesi…
Në orët e para të mëngjesit, një tjetër aksident rrugor është regjistruar në aksin që lidh Matin me Rrugën e…
Koreja e Veriut ka testuar raketa strategjike lundruese, raportoi sot agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, pas një prove të raketave…
Të paktën 30 detarë kanë humbur jetën ose rezultojnë të zhdukur pas valës së sulmeve ndaj anijeve tregtare në Detin…
Barcelona pritet të përballet me kushte të pafavorshme atmosferike në ndeshjen e së martës ndaj Aston Villës në Ligën e…
Një fëmijë ka humbur jetën nga fruthi në shtetin e Nju Jorkut, duke shënuar viktimën e parë nga kjo sëmundje…