kosovë

Policia e Kosovës arreston 16 serbë, katër prej tyre oficerë aktivë të sigurisë

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka zbuluar të shtunën detaje të një operacioni të gjerë të realizuar nga organet e sigurisë së Kosovës, ku më 5 dhe 6 prill 2025 janë ndaluar gjithsej 16 persona, të cilët po udhëtonin me katër vetura me targa të qytetit të Kragujevcit të Serbisë.

“Gjatë këtij operacioni të përbashkët janë ndaluar 16 persona, të ndarë në katër grupe, nga të cilët katër janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë,” tha Sveçla, duke shtuar se veprimet e tyre janë të lidhura me aktivitete inteligjente dhe tentativa për destabilizim.

Të lidhura

None found

Sipas tij, nga të dhënat paraprake dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme në territorin e Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se ka prova që dëshmojnë ndërlidhjen e tyre me “strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë.”

Grupi i parë u ndalua në Gjakovë dhe përbëhej nga katër persona. Gjatë kontrollit të automjetit, sipas Sveçlës, janë gjetur: “fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative”.

Ai njoftoi se me vendim të prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, grupi i dytë, me 12 persona, është ndaluar në Prizren, ku po strehoheshin në ambientet e Seminarit Ortodoks të Bogosllavisë.

“Në këtë grup ndodheshin gjithashtu dy oficerë të tjerë aktivë të shërbimeve serbe,” sqaroi ministri.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar lidhje të drejtpërdrejta të disa prej të ndaluarve me individë të përfshirë në veprimtari terroriste.

Një zyrtar policor serb me gradë togeri, sipas ministrit, është i afërm i Nemanja Radivojevic, i njohur si “Gandi”, njëri nga anëtarët e grupit terrorist të Banjskës.

Po ashtu, Gandi është i lidhur me Vladimir Radivojevic, “Mami”, i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Një tjetër i ndaluar, me gradën e kapitenit të klasit të parë, është i lidhur me ish-gjeneralin e inteligjencës serbe, Jovan Milanovic, i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s para bombardimeve të vitit 1999,” bëri të ditur Sveçla.

Ai e cilësoi shqetësues faktin që pjesë e grupit ishin strehuar në një institucion fetar.

“Shfrytëzimi i ambienteve të tilla për qëllime të maskimit dhe për përhapjen e tensioneve ndëretnike është një praktikë tejet e rrezikshme,” theksoi ai, duke shtuar se autoritetet do të jenë të pamëshirshme ndaj çdo përpjekjeje të tillë.

Në fund, ministri Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë.

“Ftojmë të gjithë qytetarët të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë. Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë do të mund ta garantojmë sigurinë dhe rendin në vendin tonë,” përfundoi ai.

Hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet kanë premtuar transparencë të plotë për zhvillimet e mëtejshme.

të fundit

Barcelona e konsideron Ait-Nourin si përforcim të mundshëm për krahun e majtë

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të krahut të majtë të mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën…

2 minutes ago

Përparim Rama kritikon Bogujevcin për projektin e Operës: “Tash nuk paska trashëgimi kulturore?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, për projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit.…

8 minutes ago

Socialist MP Sara Mila appears at SPAK (VIDEO)

Paraditen e kësaj të mërkure, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe…

22 minutes ago

Belind Këlliçi: The majority is blocking the opposition’s initiatives; Parliament must not serve as an antechamber for the Socialist Party

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka akuzuar mazhorancën se po…

22 minutes ago

Mother and daughter injured in accident near the Krraba Tunnel

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…

22 minutes ago

Investigative commission into the killing of Arlinda Zekaj postpones meeting until 12:00

Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00. Ai…

23 minutes ago