Policia e Kosovës ka theksuar sërish angazhimin e saj për hetimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, duke vlerësuar se kryesit e tyre duhet të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë.
None found
Në një komunikatë të Policisë së Kosovës thuhet se drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, drejtori i Departamentit të Hetimeve, Agron Nezaj, si edhe drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Bashkim Spahiu, kanë vizituar të enjten fshatrat Abri e Epërme dhe Poklek i Vjetër në Drenas. Në këto zona, gjatë luftës, janë kryer disa prej masakrave më të rënda ndaj civilëve shqiptarë.
Përfaqësuesit institucionalë zhvilluan takim me Imer Deliun dhe Fadil Muqollin, familjarë të viktimave, të cilët rrëfyen dëshmitë e tyre lidhur me ngjarjet tragjike. Delegacioni shprehu solidaritet me familjet, ndërsa riafirmoi vendosmërinë për sqarimin e plotë të krimeve dhe dërgimin e personave përgjegjës para drejtësisë.
Policia e Kosovës bëri të ditur se, në bashkërendim me Prokurorinë Speciale dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, do të vijojë punën për hetimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës. Sipas saj, çdo dëshmi dhe informacion i ri do të shqyrtohet me seriozitet.
Sipas Policisë, nderimi i kujtesës së viktimave, përkrahja e familjeve të tyre dhe sigurimi i drejtësisë mbeten detyrim moral dhe institucional i Republikës së Kosovës.
Raporti i fundit i Komisionit Evropian (KE) mbi sundimin e ligjit sjell një sërë kritikash serioze ndaj Maqedonisë së Veriut,…
Gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim në Policinë e Elbasanit, pasi u përball me një akt intimidimi menjëherë pas…
Enzo Bettamio, 19 vjeç, doli të hënën para gjykatës nën akuzën për vrasjen e një gruaje në qendër të Londrës.…
Një incident me armë zjarri në Norresundby, qytet në veri të Danimarkës, ka lënë të vdekur një civil dhe të…
Kompania e kateringut SORI-AL ka reaguar pas vendimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për të lejuar vijimin normal të…
Brigjet perëndimore të Meksikës u goditën sot nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter, njoftoi Shërbimi…