Numri i pjesëtarëve të komunitetit serb në Policinë e Kosovës tashmë është plotësuar, ndërsa në rajonin e Mitrovicës së Veriut mbetet vakant vetëm pozicioni i drejtorit serb.
None found
Këtë e konfirmoi për kp Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, e pyetur nëse kishte pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga policët serbë që u larguan nga detyra në vitin 2022 dhe tani synojnë të rikthehen.
Sipas përgjigjes, pas dorëheqjeve të vitit 2022, Policia e Kosovës organizoi pesë (5) konkurse për rekrutimin e zyrtarëve policorë. Tre (3) prej tyre u hapën vetëm për pjesëtarët e minoriteteve, me vende pune në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Veri.
Drejtoria e Përgjithshme bëri të ditur se Policia e Kosovës disponon personel të mjaftueshëm për t’i përmbushur detyrimet ligjore në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe DRP Mitrovicë Veri.
Përveç faktit se pozitat janë plotësuar, rikthimi i personave që mund të jenë penduar pengohet edhe nga dokumenti bazë që rregullon marrëdhënien e punës brenda Policisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës sqaroi se, sipas Udhëzimit Administrativ për marrëdhënien e punës në Polici, një punonjës që largohet me dorëheqje vullnetare nuk gëzon të drejtën të pranohet sërish në institucion. I njëjti udhëzim përcakton edhe procedurat e punësimit, duke kërkuar që kandidatët t’i përmbushin kriteret themelore të parashikuara në të.
Në vitin 2022, policë, prokurorë dhe gjyqtarë nga komuniteti serb në veri të vendit dhanë dorëheqje si pjesë e një mobilizimi politik të organizuar nga Lista Serbe.
Pas 4 vjetësh, prokurorët që ishin penduar kërkuan t’u mundësohej rikthimi, por kërkesat e tyre u refuzuan nga Këshilli Prokurorial dhe nga u.d. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu.
Thomas Müller ka rikthyer në vëmendje një episod nga përballja mes Gjermanisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës 2010, duke…
Ka shkuar në 23 numri i të shoqëruarve nga policia, pas protestës së ndodhur ditën e sotme para Kuvendit. Situata…
Një agjent autonom i inteligjencës artificiale, i fuqizuar nga modelet e OpenAI, doli nga një mjedis testimi të krijuar për…
Bashkimi Evropian ka gjobitur Google me 890 milionë euro (1 miliard dollarë), duke pretenduar se gjigandi i teknologjisë ka shkelur…
Volkswagen planifikon të lançojë automjetet e saj të para në Kinë të afta për drejtim autonom të Nivelit 3 vitin…
Kompania thotë se arratisja ishte "një incident kibernetik i paprecedentë, që përfshinte kapacitete kibernetike të teknologjisë më të avancuar" OpenAI…