Me rastin e 27-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Podujevës, ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rikujtuan periudhën e luftës, hyrjen e forcave çlirimtare në qytet dhe flijimin e dëshmorëve për lirinë e vendit.
Në nderim të kësaj dite, në Podujevë u mbajtën homazhe, veprimtari përkujtimore dhe aktivitete kulturore për dëshmorët, veteranët dhe të gjithë ata që dhanë kontribut për lirinë e Kosovës.
None found
Ish-ushtari i UÇK-së, Rafet Llapashtica, theksoi se Zona Operative e Llapit kishte një rol me peshë në hyrjen e forcave çlirimtare në Prishtinë dhe në Podujevë.
Llapashtica: Sot Podujeva duket krejt ndryshe
“Zona Operative e Llapit, kryesisht është futur në dy qytete që i ka pasur si fokus, kryeqytetin – më 11 qershor batalioni i Gardës i udhëhequr nga komandanti, atëherë i batalionit të pestë Gardist Ajet Potera, kemi qenë në përcjellje të komandantit të zonës, Rrustem Mustafa, që kemi hyrë në kryeqytet me datën 11 qershor. Kurse në qytetin e Podujevës, më 19 qershor, domethënë ka hyrë brigada 152 “Shaban Shala”, e udhëhequr nga komandanti Arif Muçolli, atëherë si komandant i brigadës. Është e vërtetë që sot Podujeva duket krejt ndryshe. Në atë periudhë ka pasur edhe më pak qytetarë, për arsye se shumica e qytetarëve, disa i ka shpërngulur pushtuesi, disa kanë qenë të koncentruar kryesisht në fshatin e Shajkocit, që kanë qenë edhe të rrethuar. Por, sido që të jetë, Kosovën sot, edhe Podujevën në veçanti, e shohim ndryshe, duke filluar që shohim qytetarë plot që ndihen të lirë, edhe liria i ka sjellë vlerat e veta.”, tha Llapashtica.
Ai foli edhe për luftën dhe koordinimin me aleatët ndërkombëtarë, duke vlerësuar se mbështetja e NATO-s erdhi si rezultat i drejtësisë së kauzës së UÇK-së.
Llapashtica: Lufta ka qen e drejtë, përndryshe nuk do kishim mbështetjen e NATO-s
“Është e vërtetë që, si në 19 qershor të vitit ’99, po ashtu në këtë 19 qershor të vitit ’26, domethënë rrugëtimet edhe mungesat e njerëzve nuk na bëjnë që ne të ndihemi aq gëzueshëm. Nuk po mundemi me qenë të përmbushur me gëzimin, kurse sa i përket kontributeve, besoj që çdo luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo familje patriotike e këtij vendi është e përmbushur me punën që e kanë kryer. Ne e kemi arritur qëllimin tonë. Normal që në bashkëpunim edhe me aleancat që i kemi krijuar me NATO-n, për arsye se puna jonë ka qenë e drejtë, lufta jonë ka qenë e drejtë, qëllimi jonë ka qenë i vendosur, sepse përndryshe edhe NATO në atë kohë nuk na kishte përkrahur. Luftërat fitohen me aleanca. Ne jemi shumë krenarë që kemi arritur ta bindim edhe botën demokratike, por edhe forcën ndërkombëtare, të vetmen NATO-n që të jetë me neve dhe jo kundër neve.”, tha Llapashtica.
Duke kujtuar ditët e përfundimit të luftës, Llapashtica përshkroi edhe tërheqjen e forcave serbe nga Podujeva dhe nga Kosova, duke nënvizuar se pas Marrëveshjes së Kumanovës ky proces u ndoq nga afër nga luftëtarët e UÇK-së dhe NATO-ja.
Llapashtica:Ushtria Çlirimtare e ka mbajtur besimin e vet tek miqtë ndërkombëtarë
“Data e fundit, 19 qershori ’99, domethënë ka qenë dalja përfundimtare e trupave serbe. Domethënë, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe trupat e zonës operative të Llapit, domethënë që nga Prishtina, me një monitorim të përbashkët me NATO-n e kanë përcjellë tërheqjen e trupave serbe dhe kanë qenë në një lloj mbikëqyrje. Është e vërtetë që kemi pasur një mesazh të qartë atëherë edhe nga KFOR-i apo trupat e NATO-s që të përmbahemi në sulmet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës. Por, po mendoj që Ushtria Çlirimtare e ka mbajtur besimin e vet tek miqtë e vet ndërkombëtarë.”, tha Llapashtica.
Ndërkohë, veterani dhe veprimtari Vehbi Balaj solli në vëmendje çastet e hyrjes në Podujevë pas çlirimit.
Balaj: Liria erdhi fal atyre që sakrifikuan
“Kam plot emocione sepse bashkë këtë ditë kam ardhur prej zonës së Drenicës. Unë kam qenë pjesë e Drenicës. Edhe kam ardhur me shoqen, e kam prurë këtu, kam takuar arsimtarë, ka ardhur prej Sfeqlës, të gjithë me karroca, me sungjerë e me sende. Edhe para kuvendit të komunës e kam takuar komandantin Kadri Kastratin, ndjerin Sulejman Gashin, edhe ka ardhur një tank i KFOR-it atëherë. Ka qenë një serbosllav prej Sircici, ka prurë çelësat e komunës, e Kadri Kastrati ia ka marrë dhe i ka dhënë afat 10 minuta me lëshuar territorin e komunës sonë. Edhe kemi hyrë në komunë dhe me dy ushtarë kemi shiku a ka ndonjë send të rrezikshëm aty. Pastaj kanë filluar qytetarët me ardhur. Kjo pjesa e Dumincës nuk ka qenë ende e çliruar, por kjo pjesa jugore po. Ka qenë kënaqësia më e madhe që e pritëm. Falë të gjithë atyre që kanë rënë në të gjitha periudhat, por edhe luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, tha Balaj.
Ai tha se momenti i çlirimit kishte ardhur më shpejt nga sa e kishin parashikuar ushtarët që ndodheshin në terren, teksa kujtoi largimin e forcave serbe.
“Këtë ditë e pres edhe e ndjej veten krenar para fëmijëve të mi, që në kohët më të rënda, në luftën më të madhe që ka pas ndonjëherë shqiptaria, nuk kam ndenjur duarkryq. Jam përpjekur të bëj diçka për çlirimin e Kosovës e posaçërisht për Llapin, që kemi qenë zonë kufitare, me mbi 120 km kufi. Edhe është karakteristikë që në Llap nuk kemi asnjë shtëpi serbe. Jemi prej komunave të pastra, përjashtim që kemi minoritetin ashkali dhe rom. UÇK-ja u ka dalë në mbrojtje ashkalinjve që sot e gëzojnë lirinë barabar me mua e ndoshta edhe më tepër se unë.”, tha Balaj.
Në fund, Balaj u shpreh krenar për rolin e tij gjatë luftës dhe për pjesëmarrjen në përpjekjet për çlirimin e Kosovës.
Policia ka komunikuar detja rreth ngjarjes së ndodhur në Viroit të Gjirokastrës ku humbi jetën një 62-vjeçar. Mësohet se trupi…
Ndalimi i reklamimit në media ishte një nga çështjet më të kontestuara gjatë debatit publik për Propozim-ligjin për lojërat e…
ElbasaniElbasani është një prej skuadrave më aktive të merkatos së verës në Superiore [...]Read More...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në liqenin e Viroit në Gjirokastër, ku një 62-vjeçar është gjetur…
Sipas një shkrimi të Washington Post, që i referohet zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve amerikanë, agjencitë e inteligjencës në SHBA kanë…
Mesfushori i Portugalisë dhe i Paris Saint-Germain, Joao Neves, është bërë objekt i sulmeve në rrjetet sociale nga një pjesë…