Ditën e sotme në emisonin “Goca dhe Gra” në Top Channel është diskutuar nga moderatoret një temë mjaft e përfolur: A mund të mbash miqësi me ish-partnerin?
3 prezantueset, përveç Teas, ishin kundër. Kjo e fundit ka shprehur se ka marrëdhënie miqësore me ish të dashurin e saj.
I ftuar ka qenë moderatori dhe këngëtari Robert Berisha I cili ka rrëfyer se me Norën përveç se prindër të vogëlushes Renee ata janë edhe miq të mirë. Veç kësaj duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë, Roberti ka treguar se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.
“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, – shprehu ai.
Kujtojmë se Roberti u përfol se do merrte pjesë në Big Brother VIP.
Në një prononcim për “Reporteri.net“, këngëtari ka pranuar se ka marrë ftesë nga ana e produksionit, por e ka të pamundur pjesëmarrjen.
“E vërteta është se kam marrë ftesë nga ta. Për shkak të emisionit tim nuk mund të marr pjesë tre muaj. Kushtet më janë ofruar të gjitha por nuk kam shanse të jem pjesë e BB VIP”, u shpreh Roberti.
Ledri Vula në një intervistë për ‘Pushime on Top’ me Eni Shehun, ka folur në lidhje me projektet e tij…
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, është në negociata me Rubin Kazanin për rinovimin e kontratës, pasi klubi rus…
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli.…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet…
Manchester United ka hyrë në bisedime me përfaqësuesit e mesfushorit të Club Brugge, Ardon Jashari, sipas Mirror. Mesfushori ka tërhequr…
Boksieri japonez Jin Sasaki ka humbur kujtesën për gjashtë javë pasi u nokautua në ndeshjen e tij për titullin e…