kosovë

Petkoviç thotë se iu ndalua vizita në Kosovë për Pashkët Ortodokse

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë një vizitë në Kosovë për Pashkët Ortodokse gjatë fundjavës.

Sipas një njoftimi të kësaj zyreje, Petkoviç gjatë kësaj vizite kishte planifikuar  të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Deçanit, pastaj në shërbesën në Manastirin e Graçanicës në mëngjesin e Pashkëve dhe në një takim me të rinjtë në Manastirin e Draganacit.

Të lidhura

None found

“Ndonëse vizita ishte ekskluzivisht e karakterit fetar dhe përfshinte ekskluzivisht vizita në manastire dhe në vendet e shenjta të Kishës Ortodokse Serbe, në frymën e festës më të madhe për serbët, pa qëllime politike, autoritetet në Prishtinë e ndaluan vizitën e tij pa asnjë shpjegim”, tha Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe.

Kjo zyrë tha se për më shumë se një vit, Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po e pengon Petkoviç që të vizitojë serbët në Kosovë.

“Këto ndalime [të vizitave] jo që janë të pabaza, por paraqesin edhe shkelje të drejtpërdrejtë të Marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe atë për vizita zyrtare, veçmas kur bëhet fjalë për kryenegociatorin në dialog nga pala serbe”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ende nuk është përgjigjur në pyetjen dërguar nga Radio Evropa e Lirë për të konfirmuar ose për të hedhur poshtë njoftimin e palës serbe.

Në të kaluarën, Kosova ka refuzuar kërkesat e parashtruara nga Petkoviq për të zhvilluar vizita, duke thënë se refuzimi ishte për shkak të “deklaratave provokuese”.

Ndërkaq, në janar të këtij viti, Serbia ia refuzoi kërkesën për vizitë ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai kishte planifikuar që të vizitonte komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që janë të banuara me shqiptarë.

Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto vizita duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e shteteve përkatëse duhet t’i autorizojnë ato./rel

të fundit

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com brings you a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

25 minutes ago

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com presents a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

1 hour ago

Sa do të paguani për makinën në 2027? Albeu.com sjell kalkulatorin e taksës së automjeteve

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

1 hour ago

Berisha’s accusations against the protest, Bushati: He is destroying the Democratic Party. Hila: They will not take its place as the opposition

Akuzat dhe gjuha e përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj protestuesve ishin një tjetër pikë e diskutuar në studion e…

2 hours ago

Lala: Illegal money has created the imbalance between the euro and the lek

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ne Vizion Plus deklaroi se fluksi i parave të…

2 hours ago

Një meme e vë Mbappén në qendër të polemikës në Kinë, Real Madridi dhe La Liga detyrohen të kërkojnë falje

Një koment i Kylian Mbappés për një meme virale në internet ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kinë, duke…

2 hours ago