Nga zjarri që dogji disa makina mëngjesin e të së mërkurës në një parking në Prishtinë, 30 persona kanë marrë trajtim mjekësorë.
Kështu tha në një prononcim për mediat shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.
Ai tha se nga zjarri i veturave kompleksi banesor ishte përfshirë nga tymi, e kjo kishte shkaktuar edhe panik tek qytetarët.
“Nga djegia e këtyre veturave kompleksi i objekteve LESNA kryesisht hyrja nr. 2 ishte përfshirë në tym dhe si pasojë kishte edhe panik tek qytetarët, mirëpo me iniciativën tonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës kemi arrit me i qetësu ata dhe bazuar në prioritete afërsisht 30 prej tyre kryesisht të moshuar, gra shtatzëna, persona me probleme shëndetësore dhe fëmijë i kemi evakuuar nga ndërtesa dhe ofruar tek Urgjenca Mjekësore”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, tre vetura janë djegur tërësisht dhe dy të tjera pjesërisht si pasojë e zjarrit i cili ndodhi rreth orës 01:16 në një parking nëntokësor në Prishtinë.
Ai tha se në mesin e makinave të djegura tërësisht është dhe një makine zyrtare.
“Informata për zjarr në një parking nëntokësor është marrë në ora 01:16. Pasi kemi marrë lajmin nga Policia e Kosovës se në vendin e lartcekur kemi një zjarr në një parking nëntokësor, kemi dalë në vendin e ngjarjes.
Me të filluar operacionin pamë se në zjarr janë përfshirë tri vetura, në mesin e tyre dhe një veturë zyrtare të cilat janë djegur pothuajse tërësisht, si dhe janë dëmtuar pjesërisht dy vetura të tjera”, ka thënë Gashi.
Dashi Do të ndiheni pak të lodhur dhe nën stres, për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të shumta.…
Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej…
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, me qëllim përafrimin…
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse…
Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar këtë mbrëmje në Sarandë në lagjen nr,4, ku telat e energjisë elektrike kanë shpërthyer…