Categories: kosovë

Përplasja për ulësen e dhjetë në KQZ: LVV-ja dhe PDK-ja pretendojnë të drejtën

Vendimi për të mos emëruar ende anëtarin e dhjetë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka shkaktuar reagime nga ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, si dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile. Ata kanë ngritur shqetësime lidhur me zbatimin e dispozitave kushtetuese për përfaqësimin e subjekteve politike në këtë institucion, raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

Më 31 gusht, Haxhiu dekretoi nëntë anëtarë të KQZ-së, ndërsa për pozitën e fundit deklaroi se do të merret një vendim së shpejti. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur nëse ulësja do t’i takojë anëtarit të tretë të Lëvizjes Vetëvendosje apo anëtarit të dytë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Valdete Daka konsideron se mosdekretimi i anëtarit që, sipas saj, i takon PDK-së, përbën cenim të së drejtës së kësaj partie, e cila garantohet nga Kushtetuta dhe Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ajo i ka thënë KosovaPress-it se, nëse Haxhiu nuk e emëron anëtarin e ri, PDK-ja duhet ta shqyrtojë dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese.

Daka: PDK-së i takojnë dy ulëse në KQZ

“Ushtruesja e detyrës së presidentes nuk e ka kryer detyrën e vet ashtu siç e parasheh Kushtetuta, pasi është dashur që Partisë Demokratike të Kosovës t’i takojë edhe një anëtar. Me këtë, kësaj partie ia ka shkelur një të drejtë që i takon edhe me Kushtetutë dhe me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme… Nëse zonja Haxhiu edhe më tutje nuk e dekreton një anëtar qoftë për LVV-në apo PDK-në, atëherë ajo nuk po e ushtron detyrën e cila i është dhënë me Kushtetutë. Këtu besoj se duhet të reagojë PDK-ja dhe ta dërgojë këtë çështje ndoshta në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar ajo.

Sipas Naim Jakajt, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, përbërja e grupeve më të mëdha parlamentare shqiptare pas zgjedhjeve të 7 qershorit përcakton që LVV-ja dhe PDK-ja të kenë nga dy anëtarë, ndërsa LDK-ja dhe Aleanca nga një anëtar.

Jakaj: Kjo është përbërja që duhet të ketë KQZ-ja

“Zonja Haxhiu, si ushtruese e detyrës së presidentes, do të duhej të zbatonte Kushtetutën e Kosovës. Në nenin 139 të Kushtetutës, ku thuhet se gjashtë grupet më të mëdha parlamentare duhet të kenë nga një anëtar në KQZ. Meqenëse ka katër grupe më të mëdha parlamentare që janë shqiptare, atëherë dihet edhe nga formulimi kushtetues dhe praktika përbërja e KQZ-së. Në këtë drejtim, zonja Haxhiu do të duhej që LVV-së t’i takonin dy anëtarë në KQZ, dy anëtarë PDK-së, një LDK-së dhe një Aleancës. Kjo është përbërja kushtetuese nga partitë shqiptare. Ndërkohë, nga komunitetet nuk ka pasur ndonjë problem”, ka theksuar ai.

Në Lëvizjen Vetëvendosje kanë këmbëngulur se anëtari i tretë i KQZ-së duhet t’u takojë atyre.

Durmishi: LVV-ja kërkon anëtarin e tretë

“Kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje edhe për anëtarin e tretë, për këtë do të vendosë ushtruesja e presidentes”, ka thënë anëtari i LVV-së, Hysen Durmishi, pas dekretimit të tij si anëtar i KQZ-së.

Partia Demokratike e Kosovës nuk pranoi të deklarohej të hënën rreth kësaj çështjeje.

Në mandatin e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte funksionuar me nëntë anëtarë politikë, ndërsa anëtari i dhjetë dhe kryesuesi ishte Kreshnik Radoniqi.

Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentes, ka dekretuar anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Betimin e kanë dhënë Hysen Durmishi dhe Violeta Salihu nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Fetahu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Muharrem Nitaj nga Aleanca, Stefan Filipovic nga Lista Serbe, Yildiray Bayrami nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, Delvir Tairi nga Koalicioni Vakat dhe Abedin Neziraj nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës.

të fundit

Protesta në ditën e 20-të: Studentët dhe qytetarët marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, me thirrje për dorëheqje dhe fishekzjarre

Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët…

5 minutes ago

Protesta kundër femicidit mbahet për të pestën natë radhazi

Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të…

7 minutes ago

Dekorimet e Halloween-it me trupa të varur shkaktojnë ankesa, policia kërkon heqjen e tyre

Trupa të varur në oborr për Halloween, banorët ankohen dhe ndërhyn policia — Klan Kosova [...]Read More...

22 minutes ago

Studentët pranojnë modelin e ri të subvencionimit, por kërkojnë plotësimin e dy kushteve

Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…

28 minutes ago

Fatal accident in Shkodër: car leaves the road and fatally strikes 67-year-old pedestrian

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…

30 minutes ago

Student protest enters its 20th day as young people march from the Ministry of Education to the Prime Minister’s Office

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

31 minutes ago