Një ditë pasi para Gjykatës në Lipjan u mbajt protestë nga veteranë të UÇK-së dhe qytetarë që kërkonin lirimin e Bekim Metës, personat e përfshirë në përleshjen e ndodhur në Magurë kanë dhënë për kp versionet e tyre lidhur me ngjarjen.
Ngjarja lidhet me incidentin e ndodhur tri ditë më parë në fshatin Magure të Lipjanit, ku dyshohet se një grup personash nga komuniteti rom kanë sulmuar Skender Shahinin para shtëpisë së tij, si dhe veteranin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta.
None found
Për këtë rast, Gjykata në Lipjan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për veteranin dhe invalidin e luftës së UÇK-së, Bekim Meta, si dhe për Skendër Shahinin, të dy palë të përfshira në incident.
Nga arresti shtëpiak, Skënder Shahini ka treguar versionin e tij për përleshjen në Magurë të Lipjanit, për të cilën të premten Gjykata në Lipjan i caktoi masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë.
Sipas tij, ai dhe grupi ku bënte pjesë nuk kanë sulmuar, por vetëm janë mbrojtur, pasi pretendon se rreth 20 persona kishin shkuar për ta sulmuar veteranin e UÇK-së, Bekim Meta.
Shahini tha se pas ndërhyrjes së policisë, të gjithë të përfshirët janë dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas janë ndaluar për 48 orë.
Shahini: Kemi bërë vetëm mbrojtje, kurrfarë sulmi nuk kemi bërë.
“Para se me ndodh ai problem e kanë lëshuar një herë dronin, kanë ardhur me disa kerre e kanë vëzhguar terrenin. Pastaj kanë ardhur e kanë sulmuar Bekim Metën me babën e tij. Naser Bekteshi kishte ardhur vetëm me pa çka po ndodh dhe e kanë goditur me tre ose katër gurë në kokë. Pastaj kanë dalë banorët e fshatit, kam dalë edhe unë. Kemi bërë vetëm mbrojtje, kurrfaë sulmi nuk kemi bërë…. Na kanë ndalur në paraburgim 48 orë. Më pas gjykata neve na ka caktuar arrest shtëpiak për 30 ditë. Edhe pala tjetër, sipas informatave që kam unë, është dënuar me 30 ditë paraburgim. Tash po presim çka do të ndodhë pas këtyre 30 ditëve, i kam njohur rreth 80 për qind. Kanë qenë afërsisht 20 persona. Me ta nuk kemi pasur konflikt më herët, por janë fqinjët tanë”, tha ai.
Ai pretendoi se në themel të incidentit qëndron një mosmarrëveshje për një parcelë, për të cilën tha se ishte dhënë në shfrytëzim me leje nga komuna. Sipas Shahinit, personat e përfshirë kanë tentuar ta marrin atë parcelë me forcë.
Shahini shtoi se edhe pas ngjarjes vazhdon të ndihet i rrezikuar.
Shahini: Mua më kanë goditur në kokë, kam humbur vetëdijen – ndihemi të rrezikuar
“Kanë pasur thupra hekuri, shkopinj bejsbolli, shata e lopata. Mua më kanë goditur në kokë. Kam humbur vetëdijen. Në spital më kanë bërë qepje në kokë në katër anët Vec jam mbrojtur, nuk kam sulmuar askënd. Ndihemi të rrezikuar, sepse ata mund të vijnë përsëri në cdo kohë ne presim qe të kthehenn prap kthehen prapë, nëse vijnë prapë e sillen si herën e kaluar, do ta mbrojmë pragun e shtëpiisë, do tti mbrojmë fqinjët”, u shpreh ai
Versionin e tij për ngjarjen e ka dhënë edhe Hysen Meta, babai i veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Bekim Meta. Ai pretendon se përplasja nisi pas provokimeve dhe se pala tjetër kishte me vete mjete të ndryshme.
Sipas tij, nga përleshja ka pasur të lënduar, ndërsa djali i tij ka pësuar lëndime serioze.
Meta: Tha kemi me ua bo ma zi se në ’99-tën
“Kanë provokuar kanë përcjellë terrenin edhe me drona, me kerre kanë pasur me vete tuli briskash, tuli çekiçash, tuli hekurash njëri doli prej mbrapa edhe tha kemi me e bo ma zi se në ’99-tën, në gjak kam me e bo gjakun’. Aty ka filluar konflikti kanë dalë kojshitë, ne kemi dalë për Bekimin, Bekimi ka dalë për neve. Qashtu ka qenë. Me ndihmëm e Zotit janë ndalur, se kanë qenë të gjithë të armatosur… Bekimi i lënduar rëndë në dorë, e ka dorën e thyme kan marrë trajtim mjekësor”, tha ai.
Babai i Bekim Metës deklaroi gjithashtu se familja ende nuk ndihet e sigurt pas asaj që ndodhi dhe se pa ndërhyrjen e policisë, situata mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda.
Rrëfimin e tij e dha edhe Isuf Avdullahu, banor që jeton afër vendit ku ndodhi përleshja në Magurë. Ai tha se gjithçka nisi pasi ata kishin ardhur për ta varrosur motrën dhe se synimi i tyre, sipas tij, ishte kryerja e sulmit.
Avdullahu: Kanë qenë rreth 20 vetë me thika e me lopata
“Kanë pas me ardh me varros motrën e tyre edhe kanë ardh mkanë thanë ki me e ni se coa ka me ndodh nesër ju thashë a keni ardh me varros motrën a me bo cka keni me bo. Të nesërmen u bo qajo. Ishin përgatit për këtë ngjarje, ma shumë se për varrim të motrës. Kanë qenë rreth 20 vetë me thika e me lopata. Kur kanë ardh i kem pa tu fol me Skënderin, Skënderi u rrzu në tokë e e kanë shty, në atë moment krejt kanë vrapu”, tha ai.
Avdullahu tha gjithashtu se me banorët e tjerë të zonës ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira.
Avdullahu: Unë mirë kam kalu gjithmonë me këta, ani pse jam prej komunitetit ashkali.
“Unë mirë kam kalu gjithmonë me këta, ani pse jam prej komunitetit ashkali. S’më kanë pa kurrë ndryshe, nuk kemi pasur probleme më herët”, deklaroi ai.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar se Lionel Messi do të fillojë ndeshjen nga banka rezervë në sfidën e…
Bregdeti i Durrësit po pret çdo ditë e më shumë pushues vendas, turistë të huaj dhe bashkatdhetarë. Megjithatë, përtej promovimit…
Gjatë verës, shumë njerëz synojnë të kenë një lëkurë të shëndetshme, të hidratuar dhe me një shkëlqim natyral. Përveç kujdesit…
Deputeti i Aleancës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Ilir Capuni, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për…
Qyteti i Shkupit ka njoftuar se nesër, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinsektim ajror kundër formave…
Rezultatet e provimit të Matematikës në Maturën Shtetërore 2026 tregojnë një përmirësim të lehtë krahasuar me një vit më parë.…