Categories: kosovë

Përkujtohet tetëvjetori i ndarjes nga jeta i Adem Demaçit, homazhe nga bashkëluftëtarët

Në memorialin e të Nderit të Kombit, ish-bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë kryer homazhe me rastin e tetëvjetorit të vdekjes së tij.

Të lidhura

None found

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe presidentja në detyrë Albulena Haxhiu ishin të pranishëm herët në mëngjes për të nderuar kujtimin e tij.

Elmi Reçica, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, e përshkroi Demaçin si një nga shtyllat kryesore të lëvizjes kombëtare shqiptare dhe udhërrëfyesin shpirtëror të brezit që hodhi themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai nënvizoi se në rolin e përfaqësuesit politik të UÇK-së, Demaçi mishëroi shpresat dhe synimet e qytetarëve të Kosovës në çastet më kritike të historisë kombëtare, duke u mbështetur në largpamësinë, peshën dhe zërin e tij unik.

Jeta dhe angazhimi i tij, sipas Reçicës, qëndrojnë si monument i një qëndrese të pashembullt, i flijimit për çlirim dhe i dashurisë absolute për vendin.

“Në 8-vjetorin e kalimit të tij në amshim, e kujtojmë me respekt, krenari dhe mirënjohje. Lavdi e përjetshme Nderit të Kombit, Adem Demaçi”, shprehu Reçica.

të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare Molly Meldrum, ikona e muzikës australiane

Legjenda e industrisë muzikore australiane, Molly Meldrum, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, ka raportuar…

4 minutes ago

Trabzonspori vendos vlerën e kartonit të Ernest Muçit

Paraqitjet e mira të Ernest Muçit te Trabzonspori kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave tjera evropiane, të cilat po synojnë transferimin…

5 minutes ago

Eurostat: 66.1% e familjeve në Maqedoni nuk kanë fëmijë, por shifra mbetet nën mesataren e BE-së

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë pa fëmijë, ndërsa 33.9 për qind kanë pasur…

9 minutes ago

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier

Mëngjesin e kësaj të hëne, qyteti i Fierit u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, pasi u ekzekutua me…

10 minutes ago

Sulmuesit e rinj shqiptarë shkëlqejnë para portës: Shpendi, Durmishi dhe Kulla kanë realizuar 24 gola

Foto ilustruese: Rolando Maran, Gabriel Kulla, Cristian Shpendi dhe Arman Durmishi Shqipëria mund të ndihet me fat [...]Read More...

17 minutes ago

No significant delays at North Macedonia’s border crossings

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë me lagështi.Nga atje thonë…

18 minutes ago