Categories: kosovë

Përkthyesi i gjermanishtes zvicerane shtyn rigjykimin e Endrit Nikës për 25 shtator

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shtyrë për 25 shtator nisjen e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij argjentinase, Maria Clara Urdangaray, ngjarje e ndodhur në vitin 2023.

Të lidhura

None found

Shtyrja erdhi pas kërkesës së avokatit Tomë Gashi, i cili tha se seanca nuk mund të vazhdonte pasi përkthyesi i caktuar njeh gjermanishten standarde, por jo të folmen zvicerane që përdor i akuzuari.

Gashi kërkoi që Nikës t’i sigurohet një përkthyes që e kupton dialektin zviceran të gjermanishtes, duke theksuar se, ndonëse gjermanishtja e shkruar është e njëjtë në Zvicër, Gjermani dhe vendet e tjera gjermanofolëse, në komunikimin e përditshëm ka dallime të rëndësishme.

“Fillimisht besoj që nuk janë kushtet kryesore për të vazhduar me shqyrtimin gjyqësor për shkak se gjykata nuk ka arritur që Endrit Nikës t’ia sigurojë një përkthyes adekuat nga gjuha gjermane. Gjuha gjermane në të shkruar është e njëjtë në Zvicër, Gjermani dhe vende tjera gjermanfolëse, mirëpo specifikat e Zvicrës, ku Nika ka kaluar gjithë jetën e tij deri para tre viteve dhe prej atëherë është në paraburgim për këtë rast, janë në të folur. Përkthyesi i caktuar është adekuat dhe nuk kemi vërejtje për të, por ai flet ndryshe nga gjuha e shkruar. Ndryshe flasin, ndryshe shkruajnë”, deklaroi Gashi.

Kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri, njoftoi pas një pauze se kishte kontaktuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës për këtë çështje.

Sipas Bahtirit, zyrtari i KGJK-së, Fisnik Aliu, ka bërë të ditur se këshilli licencon përkthyes për gjuhën standarde gjermane, por nuk ofron licencim për përkthyes të gjermanishtes zvicerane.

“Është kontaktuar KGJK dhe zyrtari Fisnik Aliu njofton gjykatën se KGJK ofron licencimin e përkthyesve në gjuhën standarde gjermane, por nuk ofron licencimin e përkthyesve në gjermanishten zvicerane. Në këtë situatë, po e pyes të akuzuarin nëse e ka kuptuar përkthyesin që ka pasur edhe në gjykimin e kaluar dhe nëse ka nevojë për një përkthyes tjetër”, tha Bahtiri.

Kur u pyet nga gjykata, Nika u përgjigj se dëshiron të komunikojë pa pengesa në gjuhën e tij.

“Po, për mua është e rëndësishme të shprehem lirshëm në gjuhën time”, tha Nika.

Avokati Gashi kërkoi që të kontaktohen të gjithë përkthyesit e licencuar nga KGJK-ja, me qëllim që të identifikohet ndonjë prej tyre që ka jetuar në Zvicër.

“Ne e kemi të qartë se KGJK ka më shumë se 50 përkthyes, por që rigjykimi të jetë fer dhe që ai ta kuptojë gjithçka, ideja është t’i kontaktojmë për të parë se cili prej tyre ka jetuar në Zvicër”, kërkoi mbrojtësi.

Seanca e radhës është caktuar për 25 shtator, në ora 13, kur pritet të dëshmojnë familjarët e Nikës.

Endrit Nika ishte shpallur më herët fajtor nga kjo gjykatë dhe ishte dënuar me 18 vjet heqje lirie për veprën penale të “vrasjes së rëndë” të partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.

Sipas dokumentarit, Urdangaray ndërroi jetë rreth orës 04:27 të 1 gushtit 2023, afërsisht tri orë pasi kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit “Sonoma” në Fushë Kosovë. Ajo po qëndronte në hotel bashkë me të dashurin e saj, Endrit Nikën.

Prokuroria pretendon se viktima, pas goditjeve dhe shtyrjeve, kishte përfunduar në cepin e dhomës pa mundësi për t’u larguar. Më pas, sipas aktakuzës, korniza e dritares ishte shkëputur dhe ajo kishte rënë jashtë.

Nika është deklaruar i pafajshëm.

të fundit

Adriano Galliani kandidon për drejtimin e Federatës Italiane të Futbollit

Adriano Galliani ka dorëzuar kandidaturën për president të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), përmes një përfaqësuesi, ka mësuar agjencia ANSA.Një…

24 seconds ago

Eurodeputetja holandeze i drejtohet Marta Kos: Dhuna ndaj protestuesve dhe gazetarëve duhet vlerësuar me kritikë, shqiptarët kërkojnë që Bashkimi Europian të jetë më i ashpër

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik ka ngritur shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve në Shqipëri, duke theksuar se Bashkimi Evropian…

6 minutes ago

Prokuroria Speciale merr dosjen për rastin e Arlinda Zekajt

Gjatë konferencës së mbajtur sot nga Prokuroria Speciale për rastin kundër trafikimit të narkotikëve, pyetur nga mediat për kompetencat e…

11 minutes ago

Milano, 51-vjeçari denoncon 20 muaj dhunë nga bashkëshortja; rreth 30 mijë video mund të zbardhin ngjarjen

Një histori tronditëse dhune në familje po hetohet nga Prokuroria e Milanos, ku një menaxher 51-vjeçar pretendon se është rrahur,…

18 minutes ago

Tre gjigantët spanjollë ndjekin Fernandezin, City kërkon 120 milionë euro

Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi po e monitorojnë situatën e mesfushorit argjentinas, i cili mund të jetë një nga…

18 minutes ago

Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut: korrupsioni mbetet i përhapur, ndërsa ndryshimet kushtetuese nuk kanë avancuar

"Maqedonia e Veriut nuk ka bërë asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit, i cili mbetet i përhapur dhe shkak serioz…

21 minutes ago