kosovë

Përfundon takimi për dinarin, ja çfarë vendoset

Bisedimet mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë përfunduan me zotimet e palëve që, deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit tha se në takim është diskutuar për dy tema.

“Ftesa iu ka pasur dy tema në agjendë. Tema e parë ka pasur avancimi i marrëveshjes bazike e aneksit implementues, si dhe tema e dytë është çështje të tjera”, tha ai.

“U dakorduam që deri të premten secila pale të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit.

Dhe pastaj javën e ardhshme do të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësire që këto dy propozime të bëhen një propozim”, ka thënë Bislimi.

Bislimi tha se ne në vazhdimësi duam të dëgjojmë edhe nga pala serbe se a kemi marrëveshje dhe a jemi të përkushtuar ta zbatojmë në tërësi.

“Iu bishtnua përgjigjes disa herë, në fund tha se për Serbinë është problematike marrëveshja pasi ka nene të cilat merren me statute, sidomos ato nene që tregojnë për respektimin e integritetit territorial, për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe të ngjashme.

Në fakt, na u tha që Serbia nuk e njeh marrëveshjen si të tillë.

Ai tha se për Serbinë është e pamundur të nënshkruhet një marrëveshje me Kosovën.

Kur pastaj vetë pala serbe iu referua marrëveshjes së vitit 2013 të cilën e kishin nënshkruar, por ai tha se ne nënshkruajmë marrëveshje vetëm aty ku s’diskutohen statutet”, ka thënë Bislimi.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, bëri me dije se u konstatuar nga Lajçak se Serbia ka problem të lëviz në këtë drejtim.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot gjatë takimit trepalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i ka përmendur të gjitha çështjet që i kanë pengesë serbët e Kosovës

Pas takimit, i cili ka zgjatur gati 3.5 orë, ai ka thënë se biseda e drejtpërdrejtë ka ndodhur për shkak se pala serbe ka insistuar.

Sipas tij, gjëja e parë për të cilën ata insistuan ishte formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si çështja e parë dhe kryesore që lidhet me fatin dhe të ardhmen e popullit serb, dhe çështja e dytë është ajo e dinarit, sipas tij, Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës është e vështirë për serbët e Kosovës, shkruan Tanjug.

Lajçak sot ka mbajtur takime të ndaras me të dy kryenegociatorët, i pari ishte Besnik Bislimi e më pas Petar Petkoviq.

të fundit

‘Policët po plago*en çdo ditë’, Vuçiç përballet me protestat më të mëdha në Beograd

Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës të premten në mbrëmje në Beograd, për të…

2 minutes ago

Transformimi i këngëtares së njohur habit fansat, stili i saj bëhet kryefjalë

Këngëtarja Nelly Furtado po tërheq vëmendjen gjatë turit të saj “Better Than Ever Summer Festival Tour” në Mbretërinë e Bashkuar…

29 minutes ago

Plas sherri mes 5 personave në Laç, arrestohet Klajdi Rryta/ Policia i gjen pistoletën, në kërkim 4 persona të tjerë

Një konflikt mes 5 personave është regjistruar së fundmi në Laç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën “Kurbini”,…

36 minutes ago

Situata e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra zjarri aktive, 3 mbahen nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar bilancin për situatën e zjarreve në Shqipëri teksa thekson se në 24 orët e fundit,…

56 minutes ago

U tha se u dhunua nga dhëndri e dasmorët, Shpat Kasapi rrëfen të vërtetën e tij: Nuk donin të më paguanin se u vonova

Këngëtari Shpat Kasapi ka sqaruar njëherë e mirë ngjarjen e komentuar së fundmi në media sociale ku u aludua për…

1 hour ago

Skandal i përsëritur në Onkologjik/ Albana Vokshi: Pacientët nuk marrin dot terapitë që u shpëtojnë jetën

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar në SPAK atë që ajo e quan skandal në Onkologjik, ku pacientët…

1 hour ago