kosovë

Përfundon edhe balotazhi i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Cila parti do të udhëheqë në cilën komunë

Sot është përmbyllur edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i cili u zhvillua një muaj pas raundit të parë që u mbajt me 12 tetor.

Tashmë, qytetarët e vendit kanë vendosur për udhëheqësit komunalë që do t’i kenë për katër vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Express.

Të lidhura

None found

Përderisa me 12 tetor gara përfundoi në disa komuna, rasti i njëjti s’ishte edhe në disa të tjera. Në fakt, për në raundin e dytë mbetën plot 18 komuna, qytetarët e të cilave iu drejtuan kutive të votimit edhe një herë.

Nga këto zgjedhje, duket se skena politike në nivel lokal është e balancuar.

Kjo pasi që, Vetëvendosja ka shtatë komuna të cilat do t’i udhëheq, përfshirë këtu: Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Gjilanin, Fushë Kosovën, Podujevën, Shtimen e Kamenicën.

Numër të njëjtë të komunave ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila do të udhëheq në komuna si: Prishtina, Peja, Istogu, Vitia, Juniku, Dragash, Lipjan.

Gjashtë komuna nën udhëheqjen e saj do t’i ketë Partia Demokratike e Kosovës: Vushtrria, Prizreni, Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçaniku dhe Skenderaj.

Në anën tjetër, më pak komuna ka Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila do të udhëheq në komunat: Klinë, Gjakovë, Rahovec, Suharekë dhe Deçan.

Në hartën komunale, ka edhe raste të tilla si NISMA ku do të udhëheqë vetëm në Malishevë. KDTP në Mamushë.

Kurse Drenasi, do të udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci.

Përveç këtyre, Lista Srpska nën udhëheqjen e saj do të ketë plotë 10 komuna. /GazetaExpress

të fundit

Praktikat në fushën penale, kreu i Shoqatës së e Prokurorëve, Gëzim Spahiu takime me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Kryetari i Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu, zhvilloi këtë javë një seri takimesh me zyrtarë të lartë të drejtësisë në…

8 hours ago

“Rruga e frikës” në Torovicë të Lezhës, shkëmbinjtë rrezikojnë jetën e kalimtarëve

Banorët tregojnë se jetojnë nën frikë të vazhdueshme, pasi shkëmbinjtë kanë nisur të lëvizin dhe të shkëputen nga masivi. Sipas…

8 hours ago

“Ndërmarrjen shtetërore të naftës do e marrë Ron Yeffeti”, Berisha: Rama do e falimentojë si Air Albania

Kryedemokrati, Sali Berisha teksa ka folur lidhur me ngritjen e ndërmarrjes shtetërore të naftës, ka deklaruar se Edi Rama ia…

9 hours ago

“Pse nuk vepron SPAK për 21 janarin, kam dërguar provat”, “shpërthen” Artan Hoxha: Le të rrezikoj burgun, unë nuk e tregoj burimin, e kam ndarë mendjen!

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi gjatë diskutimit në “Kjo Javë” se nuk do të dorëzojë më prova në SPAK për ngjarjen…

9 hours ago

Lamine Yamal dënon thirrjet anti-muslimane

Lamine Yamal ka dënuar thirrjet anti-muslimane duke i cilësuar si "të papranueshme dhe të patolerueshme" gjatë barazimit pa gola të…

10 hours ago

EMRI/ Detaje nga sherri me th*ka mes të rinjve në Shkodër, policia jep detajet e para: Të plagosurit janë 19 dhe 17 vjeç, ja pse u konfliktuan

Policia jep detajet e para nga sherri me thika mes adoleshentëve në Shkodër mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, të…

10 hours ago