Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, në fillim të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, u lejua që të flasë në gjuhën e popullit të tij në seancë, ndërsa asaj si përfaqësuese e Republikës së Kosovës nuk iu pranua kërkesa që të flasë në gjuhën shqipe.
Për këtë u përgjigj përfaqësuesi i Federatës Ruse, që mban Presidencën, duke thënë se i hedh poshtë “këto pretendime” të Gërvallës.
“Dua t’i hedh poshtë pretendimet e saj që Presidenca s’e ka lejuar të flasë në shqip. Ne si Presidencë jemi informuar se që ju keni preferuar të flisni anglisht siç keni bërë edhe herë të tjera”, tha ai.
Ndërkohë, siç raporton Express, në këtë diskutim ka reaguar edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili tentoi ta merrte fjalën.
Policia e Shtetit ka zbarkuar pasditen e sotme në Shkozet të Durrësit. Mësohet se policia po zhvillon një aksion. Ende…
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin René Troccaz, ku u…
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar fill pas operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) në…
Diddy ka fituar një çështje gjyqësore civile, ndërsa mbetet në paraburgim duke pritur dënimin në gjyqin e tij federal. Sipas…
Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën…
Motrës së gruas 36-vjeçare që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar të premten e kaluar në Volos të…