kosovë

Përfaqësuesit e LVV-së në KQZ kritikojnë QUINT-in për “mbështetjen e Listës Serbe”: Po dalin në mbrojtje të organizatave kriminale për hesapet e tyre

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban Krasniqi nga ky subjekt kritikoi ambasadat e shteteve të QUINT-it, duke thënë se ato i kanë dalë në mbrojtje “organizatave kriminale”.

Krasniqi nga LVV tha gjatë mbledhjes së KQZ-së më 1 shtator se pavarësisht vendimit të formës së prerë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, por edhe të Gjykatës Supreme, ai mendon se me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit do të dëmtohet demokracia.

Të lidhura

None found

“Në komunat ku Lista Serbe pretendon të garojë, aty nuk do të ketë demokraci. E dinë prej ambasadorit e përfaqësuesit të BE-së, e gjithë këta të tjerët që janë të QUINT-it, e dinë shumë mirë sepse vetë e kanë deklaruar me radhë. Por, edhe ata fatkeqësisht janë duke u vënë në mbrojtje të organizatave kriminale në vend për hesape të tyre të ngushta apo edhe të karrierës së tyre politike”, tha Krasniqi.

Sipas tij, me certifikimin e Listës Serbe kanë dështuar institucionet e drejtësisë, por Qeveria dhe organet e sigurisë kanë kryer punën e tyre.

“Për mua Lista Serbe vazhdon të jetë një organizatë kriminale, me baza dhe përmasa të një organizimi terrorist dhe unë nuk mund ta pranoj si pjesë të sferës politike”, tha ai.

Më 21 gusht, KQZ-ja vendosi për moscertifikimin e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Në atë mbledhje, Kurteshi dhe Krasniqi ishin të zëshëm kundër certifikimit të Listës Serbe, duke argumentuar se shumica e kandidatëve të saj janë pjesë edhe e strukturave paralele serbe, por e cilësuan këtë parti edhe si “dorë e zgjatur” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.

Më 24 gusht, PZAP-i urdhëroi që KQZ-ja të certifikonte Listën Serbe për zgjedhjet e tetorit, duke argumentuar se ky subjekt i ka përmbushur të gjitha detyrimet pasi ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar, përfshirë deklaratën politike, kodin e sjelljes, listën e kandidatëve dhe formularët për konfirmimin e kandidatëve.

Vendimi i KQZ-së i 21 gushtit, për moscertifikimin e Listës Serbe ishte kritikuar nga vendet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian, të cilat i bënë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike të mos ndërmarrin ndonjë hap tjetër për ta penguar regjistrimin e Listës Serbe për zgjedhjet e tetorit.

“Unë mendoj që institucioni jonë [KQZ-ja], PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në këtë rast janë bërë pjesë e një vendimmarrje e cila do ta dëmtojë rëndë demokracinë, edhe e cenon rendin kushtetues dhe është ironike që institucionet të tilla që do të duhej të ishin në mbrojtje, të bien në kundërshtim dhe lajthitje. Por, nuk mendoj që është lajthitje, por një vendimmarrje e qëllimshme si rezultat i presioneve, as të ambasadorëve ndoshta jo, të do diplomatëve që vijnë e sillen këndej, e do shërbëtorëve të tyre që vijnë e sillen poshtë e lartë e i bëjnë presion si ndonjë kryetari të partisë, ashtu edhe zyrtarëve të cilët i ngashënjen me ndonjë punëtori jashtë vendit e kështu me radhë”, tha Krasniqi.

Më 29 gusht, ndërkaq, Gjykata Supreme e hodhi poshtë “si të palejuar” ankesën e paraqitur nga Krasniqi dhe përfaqësuesi tjetër i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi sa i përket vendimit të PZAP-it. Gjatë mbledhjes të KQZ-së, Kurteshi se i konsideron të “kundërligjshme dhe kundërkushtetuese” vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme sa i përket Listës Serbe.

“Për më shumë, Supremja ka bërë një rrëshqitje shumë të madhe, i delegjitimon anëtarët e KQZ-së që e kanë kompetencë ligjore të votojnë për certifikimin ose kundër certifikimit, i delegjitimon për ankesë, kurse Listën Serbe e legjitimon për ankesë”, tha ai.

Edhe për zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, anëtarët e LVV-së kishin kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe. Por, PZAP-i dhe Supremja hodhën poshtë ankesat e tyre. Lista Serbe vendosi të garojë në zgjedhjet e sivjetshme lokale, pasi kishte bojkotuar zgjedhjet e kaluara lokale, duke bërë që kryetarët shqiptarë ta merrnin dhe mbanin pushtetin në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit nga maji i vitit 2023. Lista Serbe pritet t’i rimarrë të gjitha katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok./REL

të fundit

Ten Hag: Ronaldo nuk e ka dhënë maksimumin prej shtatë apo tetë vitesh, gjithçka përfundoi te Juventusi

Erik ten Hag ka vazhduar kritikat ndaj Cristiano Ronaldos, duke pretenduar se ylli portugez nuk ka qenë në gjendje të…

34 seconds ago

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe godet për vdekje këmbësoren 67-vjeçare

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…

2 minutes ago

30 vite nga “Romeo dhe Zhulieta”, filmi që e afroi Shekspirin me adoleshentët

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

16 minutes ago

Protesta studentore hyn në ditën e 20-të, të rinjtë marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

17 minutes ago

Nga vështirësitë te Besiktasi te roli i protagonistit me Trabzonsporin, ringritja e Ernest Muçit

Historia e Ernest Muçit në futbollin turk po merr një kthesë të madhe. Ajo që nisi me shumë pritshmëri te…

18 minutes ago

Romeo dhe Zhulieta” feston 30 vjetorin, filmi që afroi të rinjtë me Shekspirin

Filmi “Romeo dhe Zhulieta”, me regji të Baz Luhrmann dhe protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Claire Danes, shënon 30-vjetorin e publikimit.…

25 minutes ago