kosovë

Për herë të dytë Turqia do të marrë drejtimin e KFOR-it në Kosovë

Turqia do ta merr për herë të dytë detyrën e Komandës së KFOR-it në tetor 2025, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes turke në një postim në rrjetin social X.

Ministria turke ka bërë të ditur kjo do të jetë hera e dytë që Turqia e merr këtë detyrë, pas 2023-2024, me mandat njëvjeçar.

“Vendi ynë, i cili e kreu me sukses detyrën si komandant i Forcës së Paqes të Kosovës (KFOR) në periudhën tetor 2023-2024, do ta merr këtë detyrë për herë të dytë për një periudhë njëvjeçare, duke filluar nga tetori i vitit 2025.

Vendi ynë, i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm dhe vendimtar për sigurinë e NATO-s dhe rajonit euroatlantik, si në të kaluarën, sot dhe në të ardhmen, do ta kryejë detyrën që do të marrë komandën, siç ka bërë më parë, në përputhje me vendimet e NATO-s, me paanshmërinë dhe transparencën e plotë që kërkon përgjegjësia ndërkombëtare.

Përzgjedhja e personelit tonë për këtë rol kritik është një tregues i rëndësishëm i rolit efektiv të Turqisë në NATO dhe kontributit të saj në sigurinë dhe stabilitetin e aleancës.

Si një aleat i fortë dhe i besueshëm i NATO-s, vendi ynë do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë e aleancës”, thuhet në X.

KFOR-i aktualisht udhëhiqet nga italiani Enrico Barduani qe nga tetori 2024 si komandanti i 29-të i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

të fundit

“Si mund të thuash që populli është i sëmurë”/ Kritikat për sondazhin, Duma debaton me Ramën: Ju quani çyrykë ata që votojnë PD-në

Kritikat që ka për sondazhin e MgLaughlin & Associates në Top Channel dhe sondazhe të tjera për zgjedhjet parlamentare të…

5 minutes ago

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa javë…

9 minutes ago

SHBA i hoqi non grata-n? Berisha: Ky problem po zien! Esenca, hedhja në kosh e vendimit politik të administratës Biden

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me lajmin se SHBA mund të heqë statusin…

11 minutes ago

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, mjeti përfundon në parcela anës rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Mësohet se një…

1 hour ago

Nga Macron te Zelensky e Von der Leyen, liderët botëror urojnë Papa Leonin e XIV

Kardinali amerika, Robert Francis Prevost, u emërua këtë të enjte Papa Leon i XIV, duke e bërë atë papën e…

1 hour ago

Big Mama p*shtyn dhe sh*n në serbisht Albën

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur shtëpinë e “Ferma VIP 2”, ku një debat i ashpër ka shpërthyer mes dy…

2 hours ago