Categories: kosovë

PDK-ja konteston në Kushtetuese Qeverinë Kurti IV, një ditë pas ankesës për Kuvendin

Partia Demokratike e Kosovës do ta dërgojë sot në Gjykatën Kushtetuese edhe çështjen e formimit të Qeverisë Kurti IV. Ky hap ndërmerret vetëm një ditë pasi partia kontestoi në të njëjtin institucion procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Të lidhura

None found

Për këtë çështje, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, së bashku me deputetin Përparim Gruda, do të dalin në një konferencë për media para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese në orën 9:00.

Në fokus të kontestimit pritet të jetë mënyra se si u konstituua Qeveria Kurti IV, votimi i së cilës u zhvillua pasi procesi për konstituimin e Kuvendit ishte shpallur i përfunduar.

Legjislativi u konsiderua i konstituuar ndonëse nuk ishin zgjedhur të pesë nënkryetarët e paraparë, pasi kandidatja e PDK-së për këtë pozitë, Vlora Çitaku, nuk mori votat.

PDK-ja fillimisht e kishte tërhequr përkohësisht kandidaturën e Çitakut, ndërsa më vonë kundërshtoi mbylljen e seancës konstituive pa përfunduar zgjedhja e të gjithë nënkryetarëve.

Të hënën, pasi lënda ishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, Tahiri deklaroi se subjekti i tij politik po kërkonte vlerësim mbi kushtetutshmërinë e procedurës së ndjekur për konstituimin e Kuvendit.

Krahas kësaj kërkese, PDK-ja i kërkoi Kushtetueses edhe vendosjen e një mase të përkohshme, duke argumentuar se ajo nevojitet për të penguar pasoja të tjera juridike dhe institucionale.

Prandaj, kontestimi i sotëm ndaj Qeverisë Kurti IV ndërlidhet me kundërshtimin paraprak për konstituimin e Kuvendit, organi që më pas votoi ekzekutivin e ri.

KosovaPress do ta transmetojë konferencën e PDK-së që do të zhvillohet para Gjykatës Kushtetuese.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

4 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

4 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

5 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

5 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

5 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

5 hours ago