Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Bajle, kanë bërë thirrje që Kuvendi ta miratojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë.
None found
Para nisjes së seancës plenare, nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se votimi i ndryshimeve ligjore për Specialen përbën një përgjegjësi kombëtare për Kuvendin.
Çitaku tha se bëhet fjalë për një detyrim që shkon përtej përkatësive politike dhe lidhet me qytetarët, historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.
“E kemi obligim jo vetëm politik, por kombëtar dhe qytetarë që sot të gjithë së bashku ta miratojmë këtë ligj. Ky ligj nuk është i një partie politike, por është ligj për historinë, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”, u shpreh ajo.
Edhe deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, kërkoi nga deputetët që ta votojnë Projektligjin për Specialen.
Sipas Ismailit, qytetarët e Kosovës po e ndjekin me vëmendje seancën dhe Kuvendi ka mundësinë të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe në funksionimin e sistemit të drejtësisë.
“Po mendoj krejt Kosova po e pret një gjë të tillë. Krejt sytë e Kosovës janë në drejtim të këtij Kuvendi sot, që e ka mundësinë me i dhënë një transparencë më të madhe dhe një sistem të drejtësisë. Ky ligj është me çu drejtësinë deri në fund në vend dhe nuk është ligj që tenton me fsheh asnjë lloj krimi”, potencoi Ismaili.
Mbështetjen e saj për ndryshimet ligjore të Gjykatës Speciale e shprehu edhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Bajle.
“Po patjetër. Prej ditës së parë të karrierës kam përkrah çdo gjë nga UÇK-ja dhe kështu kam me vazhdu. Votën time e kanë për çdo iniciativë dhe normalisht edhe sot”, tha ajo.
Iniciativa për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë vjen pas dënimit të ish-drejtuesve të UÇK-së me gjithsej 81 vite burgim.
Partizani - TiranaPartizani do të jetë pritës i derbit të parë të kryeqytetit përballë Tiranës, ndeshje e cila do të…
Trajneri Rolando Maran e riktheu Simon Simonin te Kombëtarja, duke e hequr nga dispozicioni i Kombëtares U-21. Një veprim i…
Andrew Mountbatten-Windsor, vëllai më i vogël i Mbretit Charles, ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Policisë së Luginës së Thames, duke…
Dhoma e spitalit ku po trajtohet Christa Pike, e cila i mbijetoi një ekzekutimi të dështuar në shtetin e Tennessee,…
Sulmuesi me prejardhje nga Serbia, Sala Kalajdzic, që përfaqëson Austrinë në nivelin ndërkombëtar, ka provokuar Kosovën pas ndeshjes.Ai në profilin…
Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Gjatë…