Categories: kosovë

PDK-ja dhe Aleanca i thonë jo takimit me Haxhiun: “Ejani në Kuvend, mos ikni!

Ftesa e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për një takim konsultativ të martën është refuzuar nga dy partitë opozitare, PDK-ja dhe Aleanca. Takimi synonte diskutimin e mënyrave për tejkalimin e ngërçit institucional dhe gjetjen e një presidenti konsensual.

Të lidhura

None found

PDK-ja e ka cilësuar këtë nismë si “manipulim politik”, ndërsa Aleanca ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritje të qëllimshme të krizës institucionale.

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, deklaroi se përfaqësuesit e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu. Sipas tij, rruga për zgjidhjen e situatës kalon përmes Kuvendit dhe jo përmes takimeve konsultative.

“Kjo është edhe një tentativë e manipulimit të Kurtit me shtyrjen e afateve kundrejt afateve të Gjykatës Kushtetuese. Haxhiu më mirë kishte me qenë me i shkrua letër Avni Deharit, sepse çdo pushtet në Kosovë bazohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe Kuvendi është i suspenduar. Si mundesh me ushtru mandate edhe me dërgu letra dhe nuk ia dërgon letrën Avni Deharit. Prandaj, ky është manipulim i radhës dhe PDK nuk do të jetë në atë takim. Po ju themi: ejani në Kuvend, mos ikni”, tha Ismaili.

Ismaili bëri të ditur se grupi parlamentar i PDK-së i ka kërkuar përsëri kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që vazhdimi i seancës të mbahet më 16 gusht.

“Ta rikthejmë rendin kushtetues në Kosovë. Ta thërrasim seancën, ta propozojmë kryetarin e Kuvendit dhe ta konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nuk mund të bëhet asnjë hap përpara duke ecur jashtë Kushtetutës. Por, në të njëjtën kohë, Kosova nuk mund të mbetet peng i Albin Kurtit pafundësisht. Nuk do të pranojmë, nuk do ta normalizojmë një sjellje të tillë dhe nuk do ta lejojmë”, deklaroi ai.

Pjesëmarrjen në takimin e së martës e ka përjashtuar edhe Aleanca.

Kryetari i saj, Ardian Gjini, ka pretenduar se Vetëvendosje po e zgjat krizën institucionale për të shtyrë zgjedhjet e reja deri në një datë që i përshtatet kësaj partie.

“Qëllimi juaj është më shumë se kaq. Ju doni ta zvarrisni këtë bllokadë deri te data që ju konvenon që të mbahen zgjedhjet. Aleanca e ka kuptuar këtë lojë dhe nuk ju jep alibi”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, nëse Vetëvendosje synon të sigurojë votat dhe kuorumin e Aleancës, duhet të pajtohet me gjashtë kërkesat e kësaj partie.

Mes kërkesave të Aleancës janë pranimi i gazit amerikan, ndërtimi i kapaciteteve energjetike, përfundimi i infrastrukturës kryesore, rritja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla, përjashtimi i bujqve nga tatimi në pronë dhe investimet në kryeqytet.

Pas qëndrimeve kundërshtuese të PDK-së dhe Aleancës, ka reaguar Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstituive. Ai ka kërkuar dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike, duke paralajmëruar se vijimi i seancës pa dakordim paraprak mund ta përkeqësojë situatën.

“Çdo përpjekje për ta vazhduar seancën pa një marrëveshje politike vetëm sa e tensionon më tej situatën dhe e rrit rrezikun e përplasjeve, madje edhe të konfliktit fizik brenda sallës së Kuvendit. Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”, ka thënë Dehari.

Haxhiu e bëri ftesën pasi LDK-ja njoftoi se po tërhiqej nga partneriteti i mundshëm për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen dhe kërkoi që presidenti të zgjidhej përmes kandidaturave konsensuale.

Ndërkohë, një javë më parë skadoi afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Legjislaturës së 11-të. Deputetët e kanë kryer betimin, por procedura është bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka lidhur refuzimin për propozimin e kryetarit të Kuvendit me mungesën e një marrëveshjeje për presidentin. Ai ka paralajmëruar se, nëse nuk arrihet marrëveshje politike, mund të shfrytëzohet edhe afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit dhe vendi të përballet sërish me zgjedhje.

Megjithatë, kriza institucionale vijon të jetë e pazgjidhur, pasi partitë politike nuk kanë gjetur ende një marrëveshje për zhbllokimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

të fundit

Madueke vendos sfidën, Arsenali triumfon me vështirësi ndaj Nottingham Forest

Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën…

56 seconds ago

Fire at Police Station No. 3 in Tirana, three police officers injured

Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga…

4 minutes ago

Ismaili: Around 1,000 breast cancer cases annually, recovery is possible in the early stages

Pas çdo karcinomi ekziston një nënë, një femër, një grua e cila mbi gjitha është një jetë njeriu, thekson për…

4 minutes ago

Pas 7 javësh në Superiore, tre trajnerë janë larguar brenda 17 ditësh

Abissnet Superiore Pak momente më parë u komunikua largimi i Ivan Gvozdenovic nga stoli i Elbasanit [...]Read More...

13 minutes ago

Ismaili: Rreth 1 mijë raste të kancerit të gjirit në vit, shërimi është i mundur në fazat e hershme

Pas çdo karcinomi ekziston një nënë, një femër, një grua e cila mbi gjitha është një jetë njeriu, thekson për…

32 minutes ago

Mungesa e Viniciusit krijon mundësi për Endrickun, Mourinho po shqyrton një rol të ri për brazilianin

Sipas gazetës Marca, trajneri portugez po shqyrton mundësinë që Endricku të luajë në krahun e djathtë të sulmit kundër Sevillas,…

37 minutes ago