Categories: kosovë

PDK-ja depoziton në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit të Dhomave të Specializuara

Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, bëri të ditur të hënën se grupi parlamentar i kësaj force politike ka dorëzuar në Kuvend një projektligj që synon plotësimin dhe amendimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë.

Të lidhura

None found

Në një konferencë për shtyp në ndërtesën e Kuvendit, Hamza, i shoqëruar nga deputetë të PDK-së, theksoi se kjo nismë vjen si rrjedhojë e protestave të ditëve të fundit kundër vendimit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai u shpreh se zëri i qytetarëve nuk mund të anashkalohet dhe se Kuvendi nuk duhet të sillet “sikur kjo çështje nuk e prek Republikën e Kosovës”.

Hamza sqaroi më tej se propozimi nuk ka për objektiv mbylljen e Dhomave të Specializuara ose pengimin e hetimeve për rastet për të cilat ato u themeluan, përfshi akuzat për trafikim organesh, por synon të qartësojë kufijtë e mandatit dhe kompetencave të tyre.

“Projektligji parashikon që, nëse një çështje nuk hyn në këtë juridiksion, ajo të kthehet në Kosovë, bashkë me dosjen, provat dhe materialin. Drejtësia vazhdon, por atje ku duhet”, deklaroi ai.

Thirrja e PDK-së mbërriti në ditën e gjashtë të protestave në Prishtinë, të cilat shpërthyen pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në këto tubime të përnatshme, që mbahen pa ndërprerje që nga 16 shtatori, janë parë rregullisht deputetë të PDK-së dhe figura të tjera politike.

Organizatorët e protestave kanë shtruar katër kërkesa para Qeverisë dhe Presidencës: shfuqizimi ose ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara; shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla; ofrimi i mbështetjes së pakufizuar dhe fondeve të mjaftueshme për mbrojtjen e ish-drejtuesve të UÇK-së; dhe angazhimi i ekspertëve ndërkombëtarë për mbrojtjen e tyre.

Gërvalla është kritikuar ashpër nga protestuesit për mungesë reagimi ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara.

Ndërkohë, përmes një postimi të hënën, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, kërkoi që Kuvendi të thirret urgjentisht dhe të miratojë një rezolutë të re për angazhimin shtetëror të Kosovës gjatë procesit të apelit.

“Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria duhet të kenë qëndrim institucional ndaj këtij aktgjykimi, i cili është i shkallës së parë dhe, rrjedhimisht, nuk është përfundimtar”, shkroi Hoti. Ai shtoi se Kuvendi duhet t’i bëjë thirrje Qeverisë për “mobilizim të plotë diplomatik” me aleatët ndërkombëtarë, në mënyrë që shqyrtimi në shkallën e dytë të jetë gjithëpërfshirës dhe të respektojë standardet e drejtësisë.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë për disa krime lufte Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, të cilët u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet. Ata u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Të katër ish-krerët e UÇK-së i kanë mohuar akuzat dhe kanë paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin. / REL

të fundit

Stërnipi i Benito Mussolinit realizon golin e parë në Serie A, pikërisht në përvjetorin e Marshimit mbi Romë

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…

2 minutes ago

Franca shqyrtoi kufizimin e rrjeteve sociale dhe ndërprerjen e internetit celular gjatë protestave

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…

2 minutes ago

Fewer children were detained by police as the number of child victims rises in Macedonia

Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…

8 minutes ago

Pacolli announces that the Special Prosecution has closed its investigation into the grants case

Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…

8 minutes ago

Suspect in Arlinda Zekaj’s murder threatened police: “I won’t surrender; I’ll kill you too

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

9 minutes ago

Gusia: The first violation against Arlinda Zekaj occurred at the Center for Social Work; wait for Kurti’s report due within 52 hours

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin…

9 minutes ago