Gjatë tryezës së organizuar për prezantimin e Raportit ex officio të Avokatit të Popullit lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, si dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, diskutuan mbi konstatimet e dokumentit dhe domosdoshmërinë e një qasjeje institucionale.
None found
Sipas Tahirit, raporti evidenton shqetësime të mëdha sa i përket cenimit të të drejtave të katër ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë.
“Sot kemi përpara një raport që nxjerr në dritë probleme thelbësore me shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj katër çlirimtarëve tanë. Ka kaluar koha e reagimeve emocionale; tani është momenti që Kosova t’i paraqesë argumentet e veta me fakte konkrete”, u shpreh Tahiri.
Ai theksoi se institucionet duhet ta marrin seriozisht këtë raport, duke veçuar si dy zhvillime kyçe dokumentin e Avokatit të Popullit dhe vendimin e Kuvendit për Ligjin mbi Dhomat e Specializuara.
Deputeti i AAK-së trajtoi edhe çështjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke theksuar se ai mund të rishqyrtohet pas njëmbëdhjetë vjetësh.
“Pas 11 vitesh, Kosova ka të drejtë ta rivlerësojë në aspektin e standardeve një ligj që nuk është i pandryshueshëm, por një akt i miratuar nga Qeveria”, deklaroi ai.
Nga ana tjetër, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në të njëjtën tryezë shprehu mirënjohje ndaj Avokatit të Popullit për raportin, të cilin e vlerësoi si tejet të domosdoshëm.
“Falënderoj Avokatin e Popullit për një raport shumë të nevojshëm. Kemi një vendim që dënon katër ish-pjesëtarë të UÇK-së, por ajo që po shohim dhe diskutojmë janë shkelje të rënda, dhe në fund kjo ka çuar në një situatë ku vendimi është marrë në emër të popullit të Kosovës”, tha Deliu-Kodra.
Ajo njoftoi se për këtë temë do të flasë edhe në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur edhe për planet afatgjata të Kombëtares, duke theksuar se përveç përgatitjeve për ndeshjet…
Menaxheri i Kosovës Bajram Shala thotë se Enis Rexhepit ende s’iu ka kompletuar dokumentacioni dhe janë në pritje të fjalës…
Real Madridi mund të pësojë ndryshime në përbërjen e skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit 2027. Ferland Mendy, Raul Asencio…
Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka ndarë një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe betejën me kancerin e prostatës, duke…
Me anë të një reagimi, Rrjeti ndërkombëtar SafeJournalists, ka reaguar për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van…
Përkundër se të gjitha mediumet italiane e kishin paralajmëruar Edon Zhegrovën startues në ndeshjen e Juventusit në udhëtim te Fiorentina,…