kosovë

PD mban nesër Kuvendin Kombëtar, Hajdarmataj: Kush e ka me sinqeritet bashkimit të jetë nesër i pranishëm

Të shtunën në orën 10.00 në Pallatin e Kongreseve do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i organizuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit. Detaje rreth organizmit të këtij Kuvendi Kombëtar ka dhënë anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj e ftuar në “Radari Informativ” në ABC me Juli Xhokaxhi.

Thirrja që zonja Hajdarmataj u drejtoi demokratëve ishte se kushdo që e “e ka me sinqeritet bashkimit duhet të jetë nesër në sallën e Pallatit të Kongreseve”.

Të lidhura

None found

E pyetur nëse do të ketë në PD “rikthime të forta”, ajo pohoi duke thënë se 30 prilli do të jetë një moment historik.

“Moment historik, ky që po vjen. Është një periudhë rithemelimi. Një forcë politike duhet të jetë sa më e hapur që të bashkojë vlerat. Të thërrasë për bashkim asetet e djathta. Janë ftuar të gjithë. Ndoshta edhe të larguarit, themeltarët. Të larguar prej politikës së mbrapshtë të Bashës.”

Siç edhe është bërë e ditur tashmë, nga ky Kuvend do të dalë edhe Këshilli i ri Kombëtar i PD-së, por a do të ketë në këtë Këshill figura si Alibeaj, Bardhi e të tjerë që janë mbështetës të “palës tjetër”?

“Të gjithë deputetët, i atashohen Këshillit Kombëtar, mes atyre do t’i nënshtrohen votës të gjithë dhe do të dalë një ekip prej 150 anëtarësh. Pjesë e Këshillit do të jenë edhe kryetarët e sapo-zgjedhur të degëve.”

Pjesëmarrja e deputetëve të Grupit Parlamentar të PD pritet që të jetë edhe një lloj përcaktuesi për të parë sesa deputetë janë pro Berishës dhe sa kundër. Por, për Mimoza Hajdarmatajn, ata që kanë integritet do të rikthehen “aty ku duhet të jenë mes demokratëve”.

Kurse, pjesa tjetër sipas anëtares se Komisionit të Rithemelimit, është thjesht duke “bërë kalkulime për bashkëqeverisje me Ramën ose kalkulime personale.”

Por si e shohin të ardhmen demokratët në një kohë kur SHBA e ka bërë të qartë që me ish-kryeministrin Sali Berisha në krye, ndërpresin marrëdhëniet me PD? Hajdarmataj beson se me stabilizimin e hierarkisë së partisë pas Kuvendit, si SHBA apo edhe Evropa duhet t’i nënshtrohen shumicës së demokratëve.

të fundit

Trump diskuton privatisht shpalljen e përfundimit të luftës me Iranin, ndërsa Pentagoni shton praninë në Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë për të shpallur fundin e luftës me Iranin, ndërsa në prapaskenë Pentagoni po…

5 minutes ago

Norvegjia sekuestron anijen ruse në Arktik për kompensimin e Ukrainës

Autoritetet norvegjeze kanë sekuestruar anijen ruse të pasagjerëve Professor Molchanov pranë ishullit arktik të Svalbardit me kërkesë të kompanisë shtetërore…

6 minutes ago

Rroftë kirurgu plastik/ Rozana Radi replikon ndaj ndjekëses që e kritikoi për pamjen: Shpenzoje kohën për të…

"Shpenzoje kohën për të komplimentuar ndonjë ndonjë grua që ia vlen!" - ishte përgjigja e saj Rozana Radi ka ndarë…

7 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari

Euro, vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin…

17 minutes ago

Jeton Sopa responds to Abdixhiku: LDK leader has understood Berat and Baton Stanishiq’s agendas

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij nuk e sheh shkuarjen në…

22 minutes ago

PDK continues protest outside government building, MPs move to Assembly

Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë edhe sot me aksionin para objektit të Qeverisë së Kosovës. Aktiviteti është paralajmëruar…

23 minutes ago