kosovë

PD mban nesër Kuvendin Kombëtar, Hajdarmataj: Kush e ka me sinqeritet bashkimit të jetë nesër i pranishëm

Të shtunën në orën 10.00 në Pallatin e Kongreseve do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i organizuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit. Detaje rreth organizmit të këtij Kuvendi Kombëtar ka dhënë anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj e ftuar në “Radari Informativ” në ABC me Juli Xhokaxhi.

Thirrja që zonja Hajdarmataj u drejtoi demokratëve ishte se kushdo që e “e ka me sinqeritet bashkimit duhet të jetë nesër në sallën e Pallatit të Kongreseve”.

E pyetur nëse do të ketë në PD “rikthime të forta”, ajo pohoi duke thënë se 30 prilli do të jetë një moment historik.

“Moment historik, ky që po vjen. Është një periudhë rithemelimi. Një forcë politike duhet të jetë sa më e hapur që të bashkojë vlerat. Të thërrasë për bashkim asetet e djathta. Janë ftuar të gjithë. Ndoshta edhe të larguarit, themeltarët. Të larguar prej politikës së mbrapshtë të Bashës.”

Siç edhe është bërë e ditur tashmë, nga ky Kuvend do të dalë edhe Këshilli i ri Kombëtar i PD-së, por a do të ketë në këtë Këshill figura si Alibeaj, Bardhi e të tjerë që janë mbështetës të “palës tjetër”?

“Të gjithë deputetët, i atashohen Këshillit Kombëtar, mes atyre do t’i nënshtrohen votës të gjithë dhe do të dalë një ekip prej 150 anëtarësh. Pjesë e Këshillit do të jenë edhe kryetarët e sapo-zgjedhur të degëve.”

Pjesëmarrja e deputetëve të Grupit Parlamentar të PD pritet që të jetë edhe një lloj përcaktuesi për të parë sesa deputetë janë pro Berishës dhe sa kundër. Por, për Mimoza Hajdarmatajn, ata që kanë integritet do të rikthehen “aty ku duhet të jenë mes demokratëve”.

Kurse, pjesa tjetër sipas anëtares se Komisionit të Rithemelimit, është thjesht duke “bërë kalkulime për bashkëqeverisje me Ramën ose kalkulime personale.”

Por si e shohin të ardhmen demokratët në një kohë kur SHBA e ka bërë të qartë që me ish-kryeministrin Sali Berisha në krye, ndërpresin marrëdhëniet me PD? Hajdarmataj beson se me stabilizimin e hierarkisë së partisë pas Kuvendit, si SHBA apo edhe Evropa duhet t’i nënshtrohen shumicës së demokratëve.

të fundit

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pasi flakët dolën nga kontrolli, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku…

18 minutes ago

Një dashuri që nuk fshihet më/ Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

36 minutes ago

Banesa dhe stane të djegura në Lekël të Tepelenës, shp*rthejnë dy b*mba të L*ftës së Dytë Botërore

Shumë vatra zjarri në vend kanë sjellë situatë alarmante në zona të ndryshme të Shqipërisë ndër të cilat edhe flakët…

54 minutes ago

Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që…

2 hours ago

FOTO/ Duke shijuar pushimet nënritmet e muzikës, romancë e re për Egli Takon?

Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër…

2 hours ago

Aksident në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari shqiptar

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.…

3 hours ago