Këshilli Prokurorial i Kosovës ka konfirmuar suspendimin e kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurores Arlinda Nallbani Gacaferi. Në të njëjtën kohë, Valbona Disha-Haxhosaj është caktuar ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Prokurorinë Themelore në Pejë.
Detajet lidhur me këto vendime janë bërë publike përmes një njoftimi për media.
None found
KPK-ja, e drejtuar nga kryesuesi Arian Gashi, zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku shqyrtoi kërkesën e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi, për nisjen e procedurës disiplinore ndaj Lumturije Vuçetajt dhe Arlinda Nallbani-Gacaferrit. Kjo e fundit është prokurorja e rastit dhe njëkohësisht koordinatore për çështjet e dhunës në familje.
Pas shqyrtimit të kërkesës së autoritetit kompetent, Këshilli Prokurorial i Kosovës vendosi të krijojë një panel hetimor për trajtimin e çështjes. Po ashtu, u miratua propozimi për suspendimin e të dyja subjekteve ndaj të cilave kërkohet zhvillimi i procedurës disiplinore.
“Vendimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës janë marrë mbi bazën e gjetjeve të paraqitura në raportin me numër reference A.Nr. 379/2026, i cili është përfshirë në kërkesën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për fillimin e hetimit disiplinor dhe lidhet me rastin e vrasjes së A. Z.
Po ashtu, Këshilli Prokurorial vendosi që Valbona Disha-Haxhosaj të caktohet në detyrën e Ushtrueses së Detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë.
KPK mbetet i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij ligjor, garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e integritetit të sistemit prokurorial, duke u kujdesur që të gjitha procedurat të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Prindërit e Francesco Gianello, 14-vjeçarit që humbi jetën nga një tumor pasi nuk mori në kohë trajtimin mjekësor, janë dënuar…
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka deklaruar para Komisionit Hetimor Parlamentar se menaxherja e…
Atletico Madridi nuk është i interesuar për transferimin e Martin Zubimendit në afatin kalimtar të janarit, pasi Arsenali po kërkon…
Portieri i Kosovës, Arijanet Murici, është vlerësuar nga mediumi italian “Sassuolonews” pas humbjes 3-0 të “Dardanëve” në udhëtim ndaj Republikës…
Babai i dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle, Thomas Markle, është përballur me akuza të reja në Filipine për posedim të…
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar gjatë javës një seri takimesh me tri komisione të…