kosovë

Pas shpalljes së kandidatit për President, LDK reagon ashpër ndaj LVV: Nuk reflektojnë përpjekje serioze për ndërtimin e konsensusit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

LDK-ja thotë se qasja e VV-së nuk reflekton përpjekje serioze për zgjidhje.

Njotimi:
Lidhja Demokratike e Kosovës ka besuar gjithmonë se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të zhvillohet me seriozitet të plotë dhe me përgjegjësi institucionale, si dhe në frymën e vërtetë të konsensusit që kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Takimet e deritanishme ndërmjet subjekteve politike kanë qenë konsultative, me qëllim gjetjen e një kandidati konsensual për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore.

Konsensusi nuk është garë politike dhe nuk mund të ndërtohet si proces ku njëra palë propozon emra, ndërsa të tjerat ftohen vetëm për t’i mbështetur ata. Konsensusi nënkupton një proces të përbashkët diskutimi dhe dakordimi për një figurë që përfaqëson unitetin institucional të vendit dhe gëzon besimin e gjerë parlamentar.

Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk reflekton një përpjekje serioze për ndërtimin e këtij konsensusi. Përkundrazi, ajo e trajton këtë proces si një garë politike e jo si përpjekje për të arritur dakordim politik. Një qasje e tillë nuk i shërben as frymës së Kushtetutës dhe as nevojës së vendit për stabilitet institucional.

LDK-ja vlerëson se mënyra se si është zhvilluar ky proces nga ana e VV-së nuk krijon kushtet për zgjedhjen e Presidentit dhe nuk dëshmon qëllim të mirëfilltë për të arritur një marrëveshje të gjerë politike. Zgjedhja e Presidentit është një proces që kërkon maturi, përgjegjësi dhe vullnet të vërtetë për bashkëpunim ndërmjet subjekteve parlamentare.

Në këtë frymë, Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje që, për shkak të kësaj qasjeje të papërgjegjshme politike, vendi po shkon drejt kalimit të afateve kushtetuese dhe rrezikon të dërgohet në edhe një palë zgjedhje të reja, në vend të arrihet stabiliteti institucional, të cilin qytetarët tanë e presin dhe e meritojnë.

të fundit

E rëndë në Gjirokastër/ E moshuara bie nga tarraca e azilit, ndërron jetë 72-vjeçarja

Ka ndërruar jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër pak orë pasi ra nga tarraca e azilit ku qëndronte. Ndërron jetë e moshuara…

4 minutes ago

Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve që janë në Iran: Nëse do të udhëtoni për në Shqipëri përmes Turqisë na kontaktoni menjëherë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë një thirrje për shqiptarët që ndodhen në Iran. Ata këshillojnë të…

22 minutes ago

Zgjedhjet për President në Kosovë, kryetarja e Kuvendit: Deri tani kam pranuar vetëm një kandidaturë

“Deri më tani kam pranuar vetëm një kandidaturë për president”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Duke qenë…

57 minutes ago

Izraeli godet selitë iraniane me mbi 250 bomba dhe 100 avionë luftarakë

Izraeli ka ndërmarrë një operacion të gjerë ushtarak kundër objektivave në Iran, duke përdorur mbi 250 bomba dhe më shumë…

1 hour ago

Brikena ka të dashur jashtë? Edisa: Një femër aq tradicionale nuk vishet ashtu

Brikena ka qenë sot temë diskutimi për Mirin, Rogertin, Juelën dhe Edisën në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Sipas…

1 hour ago

Mbërrin një Zarf në shtëpinë e BBV, ja çfarë ndodhi

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ka hyrë sot një zarf i bardhë. Duke marrë…

2 hours ago