Të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata, njoftuar gjatë të premtes Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kjo është vlerësuar si një hap efektiv në shtimin e sigurisë nga njohës të kësaj fushe, derisa të nevojshëm e konsiderojnë edhe mbajtjen e trajnimeve specifike.
Rrezikun nuk e kanë të vogël e shpeshherë, në këtë ka ndikuar edhe mungesa e pajisjeve.
Por tanimë, uniformës blu do t’i shtohet edhe një armë e gjatë. Gjatë së premtes arriti ngarkesa me armë të tilla, me të cilat do të pajiset secila njësi e Policisë.E, sipas njohësve të sigurisë, në rast të posedimit të kësaj pajisjeve, raste si ato të kaluarat do mund të shmangeshin.
“Pajisja me armë të tilla ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme. Po të kishte Policia e Kosovës armë të tilla për të gjitha patrullat po besoj e do menaxhoheshin më mirë situata e grabitjeve dhe ato të ngjashme që kanë ndodhur në të kaluarën e afërt”, ka deklaruar njohësi i sigurisë Valdet Hoxha.
Megjithatë, të nevojshme Hoxha i sheh edhe trajnimet për përdorimin e tyre.
“Krahas pajisjes me këto armë, duhet që MPB dhe Policia e Kosovës të pasojë me një modul intensiv trajnimesh për përdorimin e këtyre armëve sepse siç e kemi pa janë armë të reja. Ka specifika të veçanta për përdorimin e tyre”, vijoi ai.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili njoftoi për sigurimin e armëve, nuk e tregoi sasinë e tyre. Informacione të tilla nuk ka dhënë.
Gjatë reagimit në disa raste të plaçkitjeve së fundmi, sikur ai i grabitjes në argjendarisë në Suharekë dhe bankomatëve në Ferizaj, patrullat policore janë sulmuar me armë zjarri.
Mirlinda Karcanaj dhe Hava Delibashi do të dalin nesër para Apelit të Posaçëm për shqyrtimin e masave të sigurisë të…
Në shtëpinë më të famshme në vend, debatet nuk kanë fund. Një tjetër përplasje në shtëpi ka ndodhur mes Mirit…
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin Pukë–Qelëz. Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në…
Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të ndryshme, të cilët…
Dua Lipa publikoi në rrjetet e saj sociale foto nga udhëtimi në Paris me partnerin e saj, Calum Turner dhe…
Është ndaluar me urdhër të Prokurorisë polici i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës mbrëmjen e djeshme (1…